Analiza

“Moment delikat, por kanë nevojë për njëri-tjetrin”

È un momento delicatoINTERVISTA / Flet Jonathan Laurence i Brooking Institution

“Eshtë një moment delikat, por nuk mendoj se Gjermania ka interes që të ekzagjerojë tensionet me SHBA”. E thotë Jonathan Laurence, profesor i shkencave politike në Boston College dhe ekspert i marrëdhënieve transatlantike pranë think tank-ut Brookings Institution në Uashinton.

Profesor Laurence, si do të ndikojë ky episod në marëdhëniet mes dy vendeve?

Situata është e nderë. Berlini këtë herë nuk ka shprehur vetëm indinjatën e zakonshme, por ka kryer një akt formal me dëbimin e kreut të shërbimit të fshehtë, sepse është hera e tretë që populli gjerman kupton se është spiunuar nga amerikanët. Herën e parë ndodhi me Datagate, herën e dytë me përgjimin e celularit të kancelares, dhe tani me dy spiunët gjermanë në shërbim të amerikanëve.

Ku ndryshon ky rasti i fundit nga paraardhësit?

Nuk bëhet fjalë për programe të teknologjisë së lartë, por për spiunazh më shumë të modës së vjetër: dokumenta në këmbim të parave. Plus që këtë herë nuk është në lojë një problem i sigurisë kombëtare. Eshtë një goditje e re për reputacionin e SHBA, sepse shfaqet edhe një herë indiferente ndaj ndjeshmërisë së europianëve ndaj mbledhjes së të dhënave.

Dhe gjermanët janë ndoshta më të ndjeshmit, duke parë që kanë eksperimentuar spiunazhin e Gestapos dhe të Stasit.

Në fakt, po. Kancelarja aktuale e ka bërë debutimin në politikë pikërisht pas rënies së Stasit. Ja përse duhet të presim që Gjermania ta shprehë me zë të lartë indinjatën e saj.

Cfarë mund të bëjë administrata e SHBA për të rregulluar marrëdhëniet?

Dicka më shumë se sa të kërkojë thjeshtë takime dypalësh të pafrytshëm, apo marrëveshje mos-spiunimi reciprok. Gjermania nuk është e paditur, ajo e kupton mbi të gjithë se amerikanët kanë nevojë të veprojnë, mbi të gjitha pas 2001-shit, por dëshiron që të punojnë së bashku. Por nuk besoj se kërkon konflikt. Berlini dhe Uashingtoni kanë nevojë për njëri-tjetrin, si për sanksionet kundër Rusisë në kuadër të krizës në Ukrainë, ashtu edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button