HistoriMagazine

Momentet që vulosën fatin e Vaterlosë. Dhe të Napoleon Bonapartit

Screen Shot 2015-07-07 at 23.52.57

Napoleoni la në Paris “Marshallin e Hekurt”

6 qershor 1815: Të gjithë komandantët kanë nevojë për një shef shtabi të mirë, për të garantuar që, qëllimet e tyre do të përkthehen në urdhëra të qartë. Fatkeqësisht për Napoleonin, shefi i shtabit i besuar i tij, Marshalli Berthier, nuk ishte më i disponueshëm. Berthieri kishte bërë një betim për besnikëri tek Luigji XVIII – dhe më pas ishte hedhur nga dritarja, ku kish gjetur dhe vdekjen – kështu që puna e ty kaloi tek Marshalli Soult.

Soult ishte një komandant terreni me përvojë, por ai nuk ishte Berthieri. Dy komandantët kryesorë të Napoleonit, nuk ishin gjithashtu idealë. Emmanuel Grouchy kishte pak eksperiencë si komandant i pavarur. Komanda heroike e prapavijës franceze nga Michel Ney, gjatë tërheqjes nga Mpska, e shtyu Napoleonin ta quante “trim mbi trimat”, por deri në vitin 1815, ai ishte i rraskapitur.

Edhe më keq, kur në 6 qershor Napoleoni urdhëroi gjeneralët e tij që të mblidhen me trupat e tyre në kufirin belg, ai zgjodhi që të lërë pas Louis-Nicolas Davoutin, “Marshallin e Hekurt”, si MInistër i Luftës. Perandori kishte nevojë për një person besnik që të mbikëqyrte punët në vend, por vendimi për të mos marrë me vete gjenralin më të aftë që kishte në dispozicion, me siguri që e ka privuar nga komandanti që do të kish bërë diferencën në atë betejë.

Constant Rebecque injoron urdhërat

15 Qershor. Në qershor 1815, Napoleoni mblodhi 12 mijë burra në kufirin me Belgjikën. Kundër tij ishin 115000 prusianë, të udhëhequr nga Marshalli Bluecher dhe një forcë aleatësh prej 93 mijë burrash, të udhëhequr nga Uellingtoni. Shansi më i mirë për Napoleonin që të dilte me fitore ishte që të fuste ushtrinë e tij brenda dy armiqve, dhe të mundte njërin, përpara se t’i kthehej tjetrit. Në 15 qershor, ushtria e tij kaloi kufirin në Charleroi dhe u drejtua nga hapësira mes dy ushtrive armike. Uellingtoni u zu në befasi: “Napoleoni më ka mashtruar”, tha ai. I pasigurtë për qëllimet e Napoleonit, ai urdhëroi ushtrinë e tij që të grumbullohet përreth Nivelles, mbi 12 milje larg nga pozicioni i prusianëve në Ligny. Kjo do i kish lënë dy ushtritë aleate rrezikshëm të ndara mes tyre, por fatmirësisht për Uellingtonin, një oficer në ushtrinë holandeze, Baroni Constant Rebecque, e kuptoi se cfarë nevojitej në të vërtetë. Ai injoroi urdhërin e Uellingtonit dhe dërgoi një forcë që të pushtonte udhëkryqin e rëndësisihëm të Quatre Bras, shumë më pranë prusianëve.

D’Erlon mungon “në shfaqje”

16 qershor: Dy beteja u zhvilluan në 16 qershor. Ndërkohë që Marshalli Ney iu vu ushtrisë Uellingtonit, teksa kjo përpiqej me nxitim të përqëndrohej në Quatre Bras, Napoleoni la forcën kryesore franceze kundër prusianëve në Ligny. Prusianët e papërvojë të Bluecherit pësuan një goditje të rëndë, por pavarësisht kësaj, ia dolën që të sprapsen pa i shkatërruar radhët. Kjo erdhi pjesërisht për shkak të një ngatërrese në radhët e francezëve. Konfuzioni i urdhërave bëri që trupat e Gjeneralit D’Erlon të largoheshin nga ushtria e Neyt në Quatre Bras dhe t’i bashkoheshin luftimeve në Ligny. Por, u thirrën mbrapsht sapo mbërritën aty. Rezultati ishte që, 16 mijë ushtarë francezë që mund të kishin ndërhyrë në mënyrë vendimtare, në fakt nuk morën pjesë në asnjë betejë.

Bluecher “mbetet në kontakt”

17 qershor. Uellingtoni ia doli që të sprapste Neyn në Quatre Bras, por humbja e Bluetcherit e la gjeneralin britanik me një ushtri të madhe franceze në anën e tij lindore. Ai u detyrua të sprapset në veri, drejt Brukselit. Edhe prusianët po tërhiqeshin. Normalisiht, një ushtri në tërheqje përpiqet të sprapset përgjatë linjave të saj të komunikimit (domethënë rrugës për në bazë). Nëse do kishin vepruar kështu, prusianët do të ishin larguar nga lindja. Dy ushtritë aleate, do të kishin qenë kështu, edhe më larg mes tyre, dhe Uellingtoni do të ishte mundur. Por në vend të bënin këtë, prusianët u tërhoqën në veri drejt Uavres. Do të ishte një lëvizje vendimtare. Dy ushtritë aleate mbetën në kontakt mes tyre dhe në 17 qershor, Uellingtoni ishte në gjendje të rikthehej në Mont St. Jean dhe të përgatitej për të bërë rezistencë, deri kur t’i vinte në ndihmë Bluecheri dhe prusianët.

Dora e motit

17 qershor. Natën para betejës pati një stuhi me përmasa biblike. Shiu i shndërroi rrugët në këneta dhe fushat në det balte. Ushtari uiler i regjimentit 51 më vonë do të shkruante: “Toka ishte shumë e lagur për t’u shtrirë… uji ridhte rrëke nga jakat e xhaketave tona… Kishim vetëm një ngushëllim, dinim që armiku ishte në të njëjtën gjendje të vështirë”. UIler kish të drejtë, sigurisht – shiu ishte i pavolitshëm për të treja ushtritë, sidomos për prusianët, që përpiqeshin të ribashkoheshin me ushtrinë e Uellingtonit, përgjatë shtigjeve të ngushtë.

Eshtë thënë shpesh se Napoleoni e vonoi nisjen e betejës me qëllim që të lejonte tokën të thahej, por shkaku kryesor i vonesës ishte ndoshta nevoja që të lejonte njësitë e tij, të riviheshin në vendet e tyre të caktuara. Napoleoni kishte një avantazh të konsiderueshëm në artileri në betejën e Vaterlosë, por kjo u eleminua prej faktit që balta e bënte të vështirë lëvizjen e armëve dhe se topat, që normalisht ishin projektuar të ecnin deri sa ngecnin diku, shpesh herë zhdukeshin krejt në tokën e qullur. 

Macdonnell mbyll portat

Ora 11:30, data 18 qershor. Në 18 qershor, të dy ushtritë u përgatitën për betejë. Pjesa më e madhe e trupave të Uellingtonit ishin strehuar për t’u mbrojtur nga zjarri i armikut në shpatin matanë të malit St. Jean. Pozicioni mbrohej nga tre avanposte të rëndësishme: një grup fermash në të majtë, ferma La Haye Sainte përpara dhe shtëpia në fermë e Hougoumont në të djathtë. Rreth orës 11.30 francezët nisën sulmin e parë – një sulm ndaj Hougoumont. Shumë shpejt kjo u kthye në një betejë brenda betejës, teksa francezët dërguan edhe më shumë njerëz, në një përpjekje për të kapur kështjellën jetike. Pothuajse ia dolën: udhëhequr nga një oficer gjigand që e thërrisnin “Shtypësi”, një grup ushtarësh francezë dolën nga pas kështjellës, hapën portën veriore dhe hynë brnda.

James McDonnell, komandant i garrisonit, veproi me shpejtësi. Ai mblodhi një grup burrash dhe ata mbyllën sërish portën. Francezët brenda kështjellës më pas u kapën dhe u vranë. Vetëm një djalosh i vogël që i binte daulleve të luftës u kursye. Hougoumont do të mbetej në duart e aleatëve gjithë ditën dhe Uellingtoni më vonë komentoi se i gjithë rezultati i betejës u var pikërisht prej mbylljes së atyre portave.

Ney e humb fare, pasi kalorësia e tij rrëzohet

Ora 1.30. Këmbësoria e D’Erlonit më në fund vihet në veprim, kur sulmon krahun e majtë të ushtrisë së Uellingtonit. Teksa i ngjiten shpatit, ndeshin në këmbësorinë e divizionit të Sir Thomas Picton. Ky i fundit, një uellsian që shkonte në betejë me xhaketë civile dhe kapelë të rrumbullaktë, u qëllua dhe u vra po njerëzit e tij i ndalën francezët, të cilët më pas u sprapsën prej kalorësisë së Uellingtonit.

Sulmi tjetër madhor i francezëve ishte shumë i ndryshëm. Ney lëshoi kalorësinë e tij në një sulm masiv frontal, dhe shumë prej cuirassier-ëve të famshëm të Napoleonit – trupmëdhenj me mburoja celiku që kalëronin kuaj të mëdhenj – iu ngjitën kodrës. Por këmbësoria e Uellingtonit qëndroi e qetë. Duke formuar kuadrate, ata nxorrën në të katër drejtimet bajonetat, që asnjë kalë nuk i kalonte dot. Ney duhej të tërhiqte kalorësinë, ose t’i mbështeste me këmbësorinë, por ai e humbi fare dhe dërgoi edhe më shumë kalorës. Kur i braktisi këta sulme të kotë, vija e Uellingtonit ishte ende e paprishur, dy orë ishin cuar dëm, dhe ndërkohë po vinin prusianët.

Vijnë prusianët

Ora 4.30. Bluecher ka premtuar t’i vijë në ndihmë Uellingtonit, dhe e mban fjalën. Napoleoni kishte shkëputur pothuajse një të tretën  e ushtrisë, nën Grouchyn, që të pengojë bashkimin e prusianëve me Uellingtonin, por Grouchy nuk ia doli dhe deri në pasdite, njësitë e para prusiane ishin në aksion në fushëbetejë. Rreth orës 4.30 ata nisën sulmin e parë kundër fshatit të rëndësishëm të Plancenoit, prapa pozicioneve të Napoleonit. Kjo betejë e ashpër do të vazhdonte për tre orë. Përballë kësaj, napoleoni u detyrua të dërgojë shumë prej rezervave që të forconin pozicionin – duke e lënë kështu me shumë pak trupa për të shfrytëzuar cdo lloj suksesi që ushtarët e tij do të mund të kishin kundër Uellingtonit.

Napoleoni thotë JO, dhe von Zeithen kthehet mbrapsht

Ora 6.30. Rreth orës 6.30 francezët marrin La Haye Sainte. Duke vendosur artileri përreth fermës, ata nisin një stuhi të shtënash me predha kundër qendrës së ekspozuar të Uellingtonit. Regjimentet atje pësuan shumë viktima, por vijat e Uellingtonit mbajtën. Ney kërkoi përforcime për të përforcuar avantazhin e tij, por Napoleoni refuzoi. Në vend të kësaj, ai dërgoi trupa për të rimarrë Plancenoitin, që sapo kish rënë në duar të prusianëve. Trupat prusiane të Von Zeitenit mbërritën në vendngjarje. Këta përforcime shumë të nevojshëm do të bashkoheshin me Uellingtonin, kur një korrier beteje erdhi me një urdhër nga Bluecheri, që i udhëzonte të niseshin për në jug dhe të mbështesnin trupat e tij në PLancenoit. Von Zeiteni u bind. Duke kuptuar se trupat e von Zeitenit nevojiteshin dëshpërimisht në shpat, Baroni von Mueffling, oficeri ndërlidhës prusian i Uellingtonit, u nis me galop pas von Zeitenit dhe iu lut të injoronte këtë urdhër të ri dhe ti përmbahej planit origjinal. Gjenerali prusian u rikthye dhe zuri vendin e tij, në të majtë të Uellingtonit, duke i mundësuar dukës që të zhvendosë trupat dhe të përforcojë qendrën që po binte. Kriza kishte kaluar.

Hedhja e fundit e zarave nga Napoleoni përfundon në panik

Ora 7.30. Me Plancenoitin sërish në duar të francezëve, ishte bërë gati skena për aktin final të dramës. Rreth orës 7.30, Napoleoni lëshoi gardën perandorake elitë në një përpjekje të fundit të dëshpëruar për fitoren. Por ishte shumë vonë – ishin shumë më pak në numër dhe Uellingtoni ishte gati për ta. Trupat e tij ishin mbrojtur nga zjarri i francezëve duke qëndruar ulur, dhe kur dy kolonat e mëdha të gardës së Napoleonit mbërritën pranë tyre, Uellingtoni urdhëroi rojat e tij që të ngrihen.

Një gardian britanik e ka përshkruar skenën: “A ishte shfaqja jonë e papritur kaq pranë tyre, apo zjarri i rëndë që lëshuam kundër tyre, nuk e di, por sulmi u ndal menjëherë”.

HUmbja e tyre shkaktoi përhapje të panikut në ushtrinë franceze: mes thirrjeve “La Garde recule” – (“Garda po tërhiqet”) – ushtria u shpërbë në një tërheqje kaotike, e sulmuar pa mëshirë nga prusianët. /BBC History – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button