Ekonomi

Mos bini në kurthin e naftës të Rusisë

Gjermania i ka treguar botës se “një vend shumë i industrializuar, mund të sigurojë prodhimin e energjisë dhe standardin e jetesës pa lëshuar dioksid karboni në ajër”. Por “ky lajm i mirë nuk i pëlqen as Rosneftit, as Gazpromit, as Kremlinit”. Nga presidenti amerikan Donald Trump tek udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e deri tek Gerhard Schröderi, “nëse jeni kundër çdo lloj mbrojtjeje klimatike, do të merrni ndihmë nga Moska”

Rusia ka zgjedhur një nga burrat e shtetit më të shquar të Gjermanisë për të lobuar në emër të saj, shkruan Claudia Kemfert në “Wirtschafts Woche”. Gerhard Schröder, kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005, ka kohë që paguhet prej gjigantit rus të gazit natyror, “Gazprom”. Tani ai është emëruar president i Rosneft, kompanisë ruse të naftës.

Disa e kanë quajtur Schröderin tradhëtar dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse: Rosneft është “një krah i Kremlinit”, i cili “e përdor energjinë si armë politike” kundër Perëndimit. Tani shpresohet të përdorë Schröderin, për të shpëlarë trurin e gjermanëve, që këta të mbështesin përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Gjermania është një investitor i madh në burimet e rinovueshme të energjisë, si panelet diellore dhe turbinat me erë, që kanë gjeneruar një rekord prej 35 përqind të energjisë elektrike të vendit, në gjashtë muajt e parë të vitit 2017. Ne i kemi treguar botës se “një vend shumë i industrializuar, mund të sigurojë prodhimin e energjisë dhe standardin e jetesës pa lëshuar dioksid karboni në ajër”.

Por “ky lajm i mirë nuk i pëlqen as Rosneftit, as Gazpromit, as Kremlinit”, pasi lëndët djegëse fosile janë eksportet kryesore të Rusisë.

Kjo është arsyeja pse Rusia është kaq e prirur që të shtojë numrin e mohuesve të ndryshimeve klimatike. Nga presidenti amerikan Donald Trump tek udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e deri tek Gerhard Schröderi, “nëse jeni kundër çdo lloj mbrojtjeje klimatike, do të merrni ndihmë nga Moska”. / Përgatiti: Bota.al

* Në respekt të punës së personave që kanë punuar për ta sjellë në shqip këtë material, Bota.al lutet që të mos KOPJOHET

Leave a Reply

Back to top button