Magazine

Mos çani kokë për gjërat që humbisni… “Një art”, poezia e Elizabeth Bishop

Sot ju sjellim një poezi të Elizabeth Bishop, e cila flet për atë që ajo e quan “arti i humbjes”.

Një art

Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar;

kaq shumë gjëra duken të ngarkuara me qëllimin

për t’u humbur, sa që humbja e tyre nuk është hata.

 

Humb diçka çdo ditë. Prano merakun e

humbjes së çelësave të derës, orës së kaluar keq.

Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar.

 

Pastaj praktikohu të humbësh më larg, të humbësh më shpejt:

vendet, dhe emrat, dhe ku kishe ndërmend të

udhëtoje. Asnjë nga këto nuk do të sjellë hatanë.

 

Unë humba orën e timë mëje. Dhe shikoni! E fundit, ose

e parafundit, e tre shtëpive të dashura ikën e vanë.

Arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar.

 

Humba dy qytete, fort të dashur, dhe më tej

Disa mbretëri që zotëroja, dy lumenj, një kontinent.

Më mungojnë, por ndonjë hata nuk ishte.

 

Edhe për humbjen tënde (zëri që bën shaka, një

gjest që e dua), nuk do gënjej. Eshtë e qartë,

arti i humbjes nuk është i vështirë për t’u zotëruar,

edhe pse mund të duket, si ndonjë e madhe hata.

Back to top button