Psikologji

Mos e lidh asnjëherë jetën me këto tri lloje personash

Marrëdhëniet që ne ndërtojmë me të tjerët janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë, sepse ato ndikojnë në eksperiencat që ne fitojmë. Zhvillimi i mendjes dhe shpirtit tonë varet nga personat që na rrethojnë. Llojet e njerëzve që na qëndrojnë pranë mund të jenë të ndryshëm. Disa mund të jenë dëgjues të mirë, disa që shohin përherë anën pozitive të gjërave, disa që nuk kanë frikë të të thonë të vërtetën. Mirëpo çdo virtyt tek një person, shoqërohet edhe me një ves, nga i cili duhet të kujdesemi për të mos na lënduar.

Nuk duhet t’i lejojmë disa njerëzve të futen në jetën tonë, nëse duam të jetojmë një jetë të lumtur. Nëse objektivi ynë është ta jetojmë në maksimum jetën mbi tokë, duhet ta nxisim veten të rrethohemi nga njerëz që na ndihmojnë të zhvillojmë vlerat dhe virtytet tona. Duke thënë këtë gjë, duhet të bëjmë kujdes nga disa njerëz që do të na bëjnë të ndihemi keq, nëse qëndrojnë pranë nesh. Këto janë tri tipet e njerëzve që duhet t’i shmangim në jetën tonë.

  1. Manipuluesit

Këta persona janë shumë mashtrues dhe janë mjeshtra në një gjë të tillë, saqë të bëjnë të besosh sikur nuk janë. Objektivi i tyre është të ndërhyjnë në jetën tënde, të fitojnë besimin tënd dhe më pas të të përdorin për diçka që duan. Mund të jetë për të përfituar lekë prej teje, për të fituar vëmendje, ose thjesht për argëtim, sepse u është tekur të të përdorin. Çelësi për t’ju shmangur personave të tillë, është instinkti yt. Nëse nuk të pëlqen që në fillim dikush për këtë gjë, mos prit që më vonë të mendosh të njëjtën gjë, sepse biseda me ta do të ta ndryshojë mendjen.

  1. Fyesit

Emri e thotë edhe vetë. Personat fyes ndaj të tjerëve fitojnë kënaqësi përmes lëndimit të të tjerëve. I ulin, i ofendojnë të tjerët për të fituar vlera personale dhe respekt maksimal ndaj të tjerëve. Psikologët thonë se pjesa më e madhe e personave bëhen të dhunshëm, kur përbrenda jemi duke vuajtur. Fyesit bëjnë këdo të vuajë përbrenda dhe kështu fiton kënaqësi. Mënyra e vetme se si të merresh vesh me këta persona, është të mos e marrësh personale gjithçka që ata bëjnë, apo thonë. Ata nuk kanë asnjë luftë me ty, por me veten e tyre.

  1. Egomaniakët

Personat egomaniakë do të dalin me ty, sepse u pëlqen imazhi që u japin të tjerëve për veten, kur të kanë ty në krahë. Duan që të tjerët t’i shohin si persona me status dhe nëse të dalin me ty i ndihmon të përmirësojnë identitetin e tyre social, do të qëndrojnë gjithmonë pranë teje; ose të paktën, derisa të mendojnë se prania jote nuk do i shërbejë më egos së tyre. Në fakt, nuk janë të interesuar për miqësinë tënde. Ata duan vetëm të përmirësojnë imazhin e tyre duke të përdorur ty. Duaje veten shumë, sa për të mos i lejuar këta persona të hyjnë në jetën tënde. Nëse instinkti yt po të thotë të mos shoqërohesh më me atë person, mos e bëj. Ndërto marrëdhënie me personat që të bëjnë të ndihesh mirë. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kaluar me persona që nuk meritojnë kohën, apo energjitë e tua. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button