Enciklopedike

“Mos lejo që dora e majtë të dijë atë që po bën dora e djathtë”

Seria: Shprehje të keqinterpretuara. Dhe kuptimi i tyre i vërtetë

jesus

Njerëzit i harrojnë fjalimet, por zakonisht kujtojnë citimet. Këto të fundit janë kaq të kollajtë për t’u futur në sloganë, në sticker-a etj. Dhe duke hequr kontekstin, biem në rrezikun e thjeshtësimit të tepruar të mesazheve dhe demonizimit të kundërshtarëve. Kështu që, citimet mund të komunikojnë ide që janë rrënjësisht të ndryshme nga qëllimi që ka patur folësi në krye të herës.
“Mos lejo që dora e majtë të dijë atë që po bën dora e djathtë”
“Mateu 6:3” shpesh herë është përmendur si një shembull që Bibla është e mbushur plot me komanda dhe këshilla konsensuale. Eshtë satirizuar gjatë edhe në komedinë “Peanuts” ku dora e majtë dhe e djathtë e Sally Broun grinden me njëra-tjetrën, ndërkohë që ajo përpiqet të shkruajë dicka në një copë letër. Best selleri i Christopher Hitchens, “God is not great” e ka quajtur këtë citim si “pseudo-urtësi”.
Kuptimi real: Kjo është thjeshtë një cështje ku citimi bëhet tërësisht koherent nëse i shton edhe fjalët që i paraprijnë në origjinal: “Por kur u jep të varfërve, mos lejo që dora e majtë të dijë cfarë po bën dora e djathtë”.
Pra, ideja është që nuk duhet ët mburresh apo të ndjesh nevojën për të tërhequr vëmendjen kur bën bamirësi. Mund të mos jetë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por nuk është as pseudo-urtësi sic pretendon Hitchens.

Leave a Reply

Back to top button