Psikologji

“Mos lufto i vetëm”. 10 mesazhet më të bukura që J. K. Rowling na jep përmes serisë së “Harry Potter”

Ajo është një ndër autoret me të mira dhe njëkohësisht, më të njohura në rrethin e autorëve mbarë botërorë. Seria që i dha famën e merituar, ishte ajo e librave për fëmijë e të rinj “Harry Potter”. Mesazhet më të bukura që J. K. Rowling i trasmeton çdo fëmije dhe çdo adoleshenti (ndonjëherë edhe të rriturve që i rikthehen kësaj serie), janë këto:

  1. Mos lufto i vetëm. Kundër së keqes, është e vështirë t’ia dalësh pa pasur miq të ngushtë pranë që të të japin ndihmën dhe mbështetjen e tyre.
  2. Duhet ta duash dijen. Nuk ka libër të “Harry Potter”, në të cilin nuk bie në pah inteligjenca e Hermionës. Për dijen duhet të luftojë të gjithë të rinjtë anembanë botës.
  3. Bota është plot me gjëra të mrekullueshme dhe gjërat e papritura janë pjesë e saj. Ndonjëherë ato na shfaqen si magjitë e magjistarëve të serisë në fjalë.
  4. Jo gjithmonë është mirë të jesh “I Zgjedhuri”. Kjo gjë padyshim të jep vëmendje dhe prestigj, por shoqërohet edhe me përgjegjësi më të mëdha, se sa po të jetosh një jetë larg vëmendjes së të tjerëve.
  5. Duhet të jesh krenar për veten dhe arritjet e tua. Përgjatë librave ne shohim personazhe që habiten me arritjet e tyre. I shohin ato sikur të ishin të pamundura t’i arrinin vetë, por mësojnë të ndihen edhe krenar për çdo sukses të tyre.
  6. Respekt për brezat përpara nesh. Rikthimi sidomos në vëllimin e shtatë të librave në breznitë e mëparshme, është shoqëruar me respekt të lartë nga autorja për vetë ata dhe arritjet e tyre, gjë që duhet ta bëjmë edhe ne, pasi jeta jonë ka rrjedhur prej tyre.
  7. “Lumturia mund të gjendet edhe në kohërat e vështira. Mjafton që dikush të kujtohet të ndezë dritën”. Një lexues i vëmendshëm me siguri që i mban mend këto fjalë nga Albus Urtimori.
  8. Duhet të jesh i vendosur në gjërat që kërkon të arrish. Harry Potter nuk u ndal në rrugëtimin e tij për të shpëtuar botën nga e keqja. Edhe ti nuk duhet të ndalesh me pengesën e parë që të shfaqet.
  9. Gjëja më e rëndësishme është të lexosh sa më shumë që të mundesh. Jo më kot një ndihmë të madhe në librat e “Harry Potter” e ka dhënë Hermiona, e cila kalonte orë të tëra në bibliotekë për të gjetur detaje të rëndësishme në ato pak materiale që kishin.
  10. Duhet të tregohesh i/e matur. Mos e nda me të tjerët çdo gjë, nëse ata nuk janë persona të besuar për ty. Këtë gjë mund ta vësh re edhe vetë mjaft lehtë, në çdo vëllim të serisë në fjalë, në të cilën ka plot episode tradhëtie, pasi disa personazhe vendosin të flasin edhe me ata që nuk i besojnë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button