Psikologji

Mos u justifikoni asnjëherë për këto 7 gjëra!

Mos harro asnjëherë, nuk i detyrohesh asgjë, askujt!

Shumë prej vendimeve tona shkaktojnë pyetje dhe komente nga njerëz të tjerë, anëtarë të familjes, miq dhe madje edhe të huaj, të cilët për ndonjë arsye gjithmonë kanë një mendim se si duhet të sillemi, se si të shikojmë, me kë të komunikojmë dhe si të ndërtojmë marrëdhënie.

Nganjëherë këta njerëz shkojnë aq larg sa t’ju kërkojnë të shpjegoni zgjedhjet tuaja personale të jetës. Një psikolog dhe bloger i famshëm, David Uilliam, beson se ju absolutisht nuk duhet të përgjigjeni kur ju bëhen pyetje rreth këtyre 11 gjërave:

1. Ju nuk duhet t’i shpjegoni askujt përparësitë e jetës suaj

Ju keni mendimet tuaja rreth asaj që duhet të bëni për rehatinë dhe lumturinë e të dashurit tuaj dhe vetes – kjo është përparësia juaj kryesore. Meqenëse jemi të gjithë individë unikë me vlera, ëndrra dhe aspirata të ndryshme, prioritetet e dikujt dallohen nga prioritetet e dikujt tjetër. Ju mbroni tuajat dhe nuk duhet t’i jepni llogari askujt.

2. Nuk duhet të kërkosh falje nëse nuk pendohesh

Nëse nuk pendoheni për veprimet tuaja, mendoni se dikush është i gabuar ose nuk ka nevojë për falje, nuk duhet të kërkoni falje. Shumë njerëz përpiqen të kërkojnë falje shumë shpejt për të shëruar menjëherë plagët, që nuk janë ende gati për atë “trajtim”. Kjo mund ta bëjë situatën më keq. Ju nuk duhet të kërkoni ndjesë nëse nuk ndiheni fajtorë.

3. Nuk duhet t’i justifikoheni askujt, për kohën që kaloni vetëm

Shumë prej nesh kanë frikë të quhen “anti-social”, “arrogantë”. Jini vetvetja dhe besoni në atë që bëni, dhe mos u shqetësoni për dhënien e shpjegimeve.

4. Nuk jeni të detyruar të bini dakord me bindjet personale të askujt

Nëse nuk ndani idetë e tyre, është e padrejtë të bëni gjoja sikur bini dakord. Eshtë më mirë të kundërshtoni me qetësi, se sa të akumuloni mosaprovime dhe zhgënjime.

5. Nuk keni pse thoni gjithmonë “Po”

Keni gjithë të drejtën të thoni “Jo”, nëse nuk ka një arsye të mirë për konsensus. Gjërat më të mëdha janë arritur nga ata njerëz që kanë ditur t’u thonë Jo, gjërave që nuk janë prioritet i tyre. Pranoni mirësjelljen e të tjerëve dhe jini mirënjohës, por mësoni të thoni “Jo” ndaj gjërave që ju shpërqëndrojnë nga objektivat parësore që keni.

6. Nuk duhet t’i shpjegoheni askujt, për karrierën apo zgjedhjet personale

Ndonjëherë rrethanat na shtyjnë të zgjedhim mes punës dhe jetës personale. Ky vendim nuk është gjithmonë i lehtë dhe në fund mund të zgjedhësh një punë, jo sepse nuk të intereson familja, por sepse kjo zgjedhje të jep siguri në të ardhmen. Në çdo rast, nuk duhet t’u shpjegosh të tjerëve pse preferon një profesion.

7. Nuk keni pse jepni shpjegime për opinionet politike apo fetare

Nëse jeni të majtë apo të djathtë, katolikë, ortodoksë apo myslimanë, kjo është zgjedhja juaj personale. Nuk duhet të jepni shpjegime për besimin tuaj. Kur dikush nuk ju pranon ashtu si jeni, është problemi i tyre, jo i juaji.

Leave a Reply

Back to top button