Greqia nuk është më në titujt e mëdhenj të gazetave përreth Europës, ndërkohë që në pjesën e parë të vitit, negociatat për borxhin e nxorrën Greqinë në qendër të skenës ndërkombëtare. Zgjedhjet e janarit sollën në pushtet partinë radikale Syriza, dhe rihapën plagët e vjetra të paketave të shpëtimit. Deri në korrik, e vetmja gjë që mbizotëronte ishte pasiguria, por marrëveshja për një paketë të re shpëtimi u duk se i qetësoi jo pak gjërat. Edhe kur Kryeministri, Aleksis Cipras dha dorëheqjen dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme në fillim të gushtit, Europa nuk i kushtoi shumë vëmendje lajmit. Por titujt më të fundit lënë të kuptohet se kontinentit i duhet të kushtojë pak më shumë vëmendje…