Në moshën 3 vjeçare, një femër e sheh veten në pasqyrë dhe sheh atje një princeshë. Në moshën 8 vjeçare, e sheh veten në pasqyrë dhe sheh atje Hirushen. Në moshën 15 vjeçare sheh veten në pasqyrë dhe i duket vetja si një kopje e shëmtuar e dikujt tjetër. Atëherë zgjedh t’i ankohet mamasë: “Ma, nuk mund të shkoj në shkollë kështu”.
Kur arrin moshën 20 vjeçare, një femër e sheh veten dhe dallon aty shëndetin e tepërt ose dobësinë e shprehur, gjatësinë (shtatlartë ose shtatshkurtër), flokët e krehura ose jo, por prapë vendos të dalë nga shtëpia, sepse nuk ka kohë për t’u rregulluar.
Në moshën 40 vjeçare e sheh veten dhe i duket vetja tepër e shëndoshë, tepër e dobët, tepër e shkurtër, tepër e gjatë, me flokët të shpupuritura, por thotë: “Të paktën jam e pastër” dhe del nga shtëpia. Në moshën 50 vjeçare mendon se thjesht po “ekziston” dhe shkon gjithsesi aty ku ka në plan të shkojë.
Në moshën 60 vjeçare, një femër sheh rreth vetes dhe kupton se personat që i kanë kushtuar më tepër rëndësi pamjes së tyre të jashtme, nuk është se duken më mirë se ajo. Kështu që vendos të dalë nga shtëpia dhe të pushtojë botën. Në moshën 70 vjeçare sheh veten dhe dallon aty pjekuri, kapacitet për të qeshur dhe për të jetuar siç duhet. Del nga shtëpia dhe e shijon jetën. Në moshën 80 vjeçare nuk humbet aspak kohë për ta parë veten në pasqyrë. Kreh flokët me thinja dhe del për t’u argëtuar me botën”. – Anonim