Enciklopedike

Mosmarrëveshje mbi çekuilibrin kimik

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Screen Shot 2015-07-18 at 23.36.02

Ilaçet për të trajtuar psikozat, janë disa nga barnat më të shitura në SHBA. Megjithatë, provat vazhdojnë të tregojnë, se këto barna nuk trajtojnë çekuilibrin kimik, që shkakton sëmundjet mendore. Në fakt, ilaçet e para të përshkruara për sëmundjet mendore-Thorazine, Miltown, dhe Marsilid, aktualisht përdoren për të luftuar infeksionet.

Kur barnat rezultuan se qetësonin disi simptomat mendore, studiuesit vërejtën se ato gjithashtu preknin kiminë e trurit. Ilaçet nuk janë krijuar për të trajtuar kiminë e ç’rregullt të trurit. Teoria e çekuilibrit kimik, u krijua për të shpjeguar përdorimin e barnave. Dekada të tëra hulumtimesh shtesë, kanë dështuar të konfirmojnë hipotezën e mosbalancimit kimik, me kategori të ndryshme ilaçesh për të trajtuar sëmundje mendore.

Edhe nëse është kështu, pyetja më e rëndësishme mbetet nëse këto barna kanë efekt. Duke shqyrtuar rezultatet e publikuara të studimeve klinike për kurimin e depresionit, Irving Kirsh, një psikolog në Mbretërinë e Bashkuar, fillimisht zbuloi se “placebos” patën efekt në masën 82 përqind, si medikamente antidepresivë.

Por zbulimi i tij më e rëndësishëm, ishte se kompanitë farmaceutike mund të varrosin rezultatet e testeve që ata nuk i pëlqejnë. Në këtë mënyrë, ata mund ta mbajnë testimin fshehur, derisa të marrin rezultatet që duan të publikojnë. Kirsh arriti në përfundimin, se barnat nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm klinik, sesa “placebos” në trajtimin e sëmundjes.

Edhe pse ka patur një ndryshim të vogël statistikor, ai thjesht nuk ishte i mjaftueshëm sa për të marrë parasysh në aspektin e trajtimit aktual. Ai gjithashtu gjeti se ilaçet që nuk ishin anti depresivë- si qetësuesit, hormonet tiroide, stimuluesit, opiatet, dhe madje edhe ilaçe me origjinë bimore- bënë një punë po aq të mirë në lehtësimin e simptomave të depresionit, ashtu si ilaçet kundër depresionit.

Kur ai pa se dozat e larta të placebos, sillnin efekte anësore, ai vërejti rezultate të njëjta. Prandaj,  arriti në përfundimin se prania e efekteve anësore, mund t’i bëjë pacientët të besojnë se ilaçi po bën një punë më të mirë për ta, sesa placebo dhe pa efekte anësore. Studimi i Kirsh është vetëm një përmbledhje e një teme më komplekse, dhe askush nuk duhet të heqë dorë nga ilaçet për shkak të tij. Por kjo ngre pikëpyetje në lidhje me efikasitetin e ilaçeve, dhe të tjerët duhet të kryejë kërkime të mëtejshme mbi këtë çështje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button