Histori

Mossadi dhe shitja e armëve tek Irani dhe Contra-t

Screen Shot 2016-08-31 at 11.44.13Gjatë mbretërimit të Shahut, Izraeli i ka shitur armë Iranit. Por kjo marrëveshje mori fund kur lidhjet diplomatike dhe eksportet e naftës në Izrael u prenë, pas Revolucionit Islamik. Megjithatë, Izraeli rifilloi shitjen e armëve drejt Iranit fshehurazi, kur Iraku pushtoi Iranin në vitin 1980. Edhe pse të dy vendet ishin teknikisht armiq, Irani kish nevojë për armë, Izraeli kishte armë të tepërta për të shitur dhe kish nevojë për para, dhe të dy vendet e urrenin Sadam Huseinin.

Sipas kujtimeve të Zbigniev Brzezinski, i cili ishte këshilltari për sigurinë i presidentit Jimmy Carter, administrata e Carterit ishte në dijeni të marrëveshjes dhe bëri një sy qorr, pavarësisht embargos tregtare ndaj Iranit. Në vitin 1981, një aeroplan që transportonte armë nga Izraeli në Iran, u rrëzua në Bashkimin Sovjetik, në afërsi të kufirit turk.

Dëshmitë se Izraeli furnizonte Iranin me armë u shtuan, kur gazeta britanike The Observer siguroi dokumente nga tregtari i armëve i lidhur me Mossadin, Yaakov Nimrodi, i cili kishte lidhje të ngushta me ushtrinë iraniane para revolucionit. Nuk dihet nëse ishte SHBA, Izraeli, apo Irani që propozoi i pari marrëveshjen sekrete.

Ka pasur edhe një operacion të Mossadit, të quajtur “Kazani informues”, ku armët që i sekuestroheshin Organizatës për Çlirimin e Palestinës i shiteshin më pas contras-ëve në Nikaragua, në vitin 1983 dhe 1984. Mbështetur nga CIA dhe financuar nga Kongresi i SHBA, dërgesat përfshinë 6.000 armë vetëm në vitin 1983. Gazetarët raportuan se kishin parë artileri të OÇL të kapura, si dhe armë antitank, dhe mitralozë të rëndë, që përdoreshin në Nikaragua. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button