Histori

MREKULLIA E MARNAS /  Beteja më e rëndësishme e Luftës së Parë

Screen Shot 2015-08-20 at 15.52.20Në 3 shtator 1914 guvernatori ushtarak i Parisit, Joseph Gallieni, pas evakuimit të qeverisë kombëtare bëri një thirrje solemne: “Kam marrë urdhër të mbroj qytetin dhe do i qëndroj deri në ekstrem kësaj detyre”. Niste kështu një prej betejave më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore, që ka hyrë në histori si “Mrekullia e Marnas”.

Po atë ditë pararoja e ushtrisë gjermane, udhëhequr nga gjenerali von Moltke, arriti 10 kilometra larg qendrës së Parisit, pas një përparimi të shpejtë që kish nisur në 2 gusht me pushtimin e Luksemburgut. Në ditët që pasuan trupat gjer- mane, të vlerësuara në një milionë e 250 mijë vetë, përparuan në disa drejtime duke pushtuar Brukselin dhe duke carë ushtrinë kundërshtare, mbërritën në dyert e kryeqytetit francez, i mbrojtur nga armata VI e gjeneralit Maunoury. Civilë e ushtarakë kishin ngritur barrikada dhe llogore, por vështirë se do i rezistonin një sulmi nga disa drejtime. Ndërkohë, trupa e ekspeditës britanike, e udhëhequr nga gjenerali John French, dërguar në ndihmë të aleatëve të përtej Kanalit, si dhe pjesa e mbetur e Armatës së V të gjeneralit d’Esperey u tërhoqën në juglindje të Parisit, në drejtim të Marnas, të ndjekur nga Armata I gjermane e gjeneralit von Kluck dhe armata II e von Bulou.
Megjithatë, në këto faza, gjermanët kryen një gabim të pafalshëm: të angazhuar në ndjekje, nuk sulmuan menjëherë qytetin, por shkuan drejt juglindjes. Duke qenë se trupat kishin kaluar prova të gjata marshimesh dhe linjat e furnizimit ishin të shtrira në mënyrë të panatyrshme, shtabi gjerman nuk kish asnjë aluzion për ndonjë kundërsulm të armikut. Superioriteti i shfaqur në javët e mëparshme kishte galvanizuar në një farë mënyre trupat perandorake, duke i bindur për krizën e afërme të armikut. Nuk do i dimë asnjëherë arsyet e kësaj zgjedhjeje, por rezultuan vendimtarë.

Mëngjesin e 5 shtatorit, ndërkohë që francezët e Maunoury të vendosur në veri të Parisit, lëviznin në drejtim të lindjes ku ndodhej armata e von kluck për ta sul- muar nga krahët, britanikët dhe trupat e d’esperey po zhduknin gjurmët e tyre. Ky sinjal u interpretua nga von Kluck si një arrati. Si pasojë, ai vendosi të kthejë gjysmën e forcave për t’i bërë ballë sulmit t Maunoury.

Por, një ditë më vonë, trupat e French dhe d’Esperey devijuan marshimin dhe sulmuan gjermanët nga jugu. Presioni u bë i papërballueshëm që sa von Kluck, mbrëmjen e 6 shtatorit thirri edhe dy trupa të tjerë të armatës, duke hapur kështu një hendek prej 50 kilometrash mes vetvetes dhe armatës së II.

Pasojat e një lëvizjeje të tillë ishin fatale, duke e bërë të dobët krahun e von Bu- lou. Në 7 shtator, gjenerali gjerman, i informuar se britanikët po përparonin në qendër të hendekut, vendosi të tërhiqet. Brenda pak ditësh gjermanët u dëbuan përtej Marnas: të corientuar nga manovra, vendosën të tërhiqen në lumin Aisne. Parisi ishte shpëtuar. Por, tani niste një fazë e dytë e konfliktit, shumë më e gjatë dhe e përgjakshme, karakterizuar nga një luftë e lodhshme pozicionesh, që zgjati pothuaj katër vite dhe vazhdoi deri në fundin e konfliktit të parë botëror. Nëse trupat gjermane, në përparimin e tyre të shpejtë, do të kishin marrë Parisin, pushtimi i Francës nuk do të kish patur më pengesa, duke ndryshuar kështu fatet e konfliktit dhe ndoshta edhe të gjeografisë së Europës.

Leave a Reply

Back to top button