Horizonti.al

Mrekullia e rrjetit të tuneleve të Kapadoçias. Unike në llojin e vet!

Screen Shot 2016-03-19 at 22.02.59Me më shumë se 200 qytete të nëndheshëm dhe fshatra, si dhe shpella të krijuara nga dora e njeriut ku janë strehuar disa prej të krishterëve të hershëm, rajoni i Kapadoçias në Turqi është unik në llojin e vet. Kohë më parë, studiuesit zbuluan një vendbanim të nëndheshët të madh të njohur si Derinkuiu. Kohët e fundit, ata zbuluan një tjetër vendbanim me disa nivele që shërbente si dhoma më e sigurtë më e madhe në botë. Madhësia e saj totale është e panjohur, por është pak të thuash se qe gjigande. Eksplorimet e mëtejshme vazhdojnë, por po ecin ngadalsë sepse shkëmbi rrethues ka rrezik të shembet. Kjo panoramë vullkanike është ajo që i lejoi banorët e lashtë të krijonin një rrjet kaq të ndërlikuar tunelesh, kaq thellë nën tokë. Kompleksi ishte tërësisht i furnizuar, me furnizim uji të pijshëm si dhe sistem ventilimi. E cuditshme por tunelet 5 mijë vjecarë janë të gjerë sa për të nxënë një veturë të madhe. Po kështu, në vendbanim kishte verëra, vende për lutje, si dhe një “rafineri” për prodhimin e vajit të llampave./bota.al

Leave a Reply

Back to top button