Horizonti.al

Mrekullia e Taj Mahalit, dhe solsticet veror e dimëror

Seria: Zbulime të reja në monumente të famshme

Kopshtet përreth kësaj ikone Indiane, lidhen me solsticin veror dhe dimëror të çdo viti. Në ditën e verës, zakonisht në 21 qershor, agimi thyhet mbi një pavijon në verilindje dhe Dielli perëndon pas një tjetër pavioni në veriperëndim. Të dy pavionet ruajnë mes tyre mauzoleumin e Taj Mahalit si dhe minaretë.

Rreth 21 dhjetorit, solscitit dimëror, Dielli përsërit udhëtimin nga një pavijon në tjetrin – vetëm se këtë herë duke filluar me njërin në juglindje, dhe që e mbaron ditën pas një tjetër pavioni në jugperëndim. Solsciti diellor mund të ketë qenë një mjet, që arkitektët e përdorën për të siguruar saktësinë gjatë ndërtimit të monumentit.

Në fakt, vigani Taj Mahal është pozicionuar krejtësisht përgjatë një linje veri-jug. Ekzistojnë të tjerë kopshte solsciti, por jo të gjithë kanë përdorur me aq mjeshtëri dhe saktësi pozicionet e diellit. Sa më e madhe zona, aq më e vështirë është të krijuar një kompleks solstici. Hapësira e madhe e Taj Mahalit ka një rreshtim të përsosur përkundrejt diellit.

Leave a Reply

Back to top button