Enciklopedike

MREKULLIA / Murgu budist zbulohet pas 200 vjetësh, ende duke medituar

murgu

Një zbulim i mrekullueshëm është bërë në Mongoli, pas disa gërmieve të bëra në provincën e Songinokhairkhan.
Arkeologët kanë gjetur një burrë të mumifikuar, i cili ndodhet ende në pozicionin e meditimit të njohur si “lotus”.
Trupit të mumifikuar dhe të  ruajtur në lëkurë kafshësh do t’i bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar saktësisht se sa i vjetër është,  por ekspertët mendojnë se ai mund të jetë mumifikuar para 200 vjetësh.
Spekulimet e para thonë se mumja mund të jetë një mësues i i Lama Dashi-Dorzho Itigilov.
Dashi-Dorzho Itigilov lindi në vitin 1852 dhe ishte  një  “Buryat Buddhist Lama” i traditës tibetiane të budizmit, i njohur për trupin e tij në formë mjaft të mirë./j.h/Tema/

Leave a Reply

Back to top button