Enciklopedike

MREKULLITE / Këta ushtarë i shpëtoi nga plumbi Bibla, Bbilbili, kamera…

bilbilPrej të gjitha tregimeve fatlume dhe të mbijetesës nga luftërat, këto janë ndër më të shquarat. Këta tre ushtarë britanikë ia kanë hedhur vdekjes, kur sendet që kishin në xhepat e tyre, ndalën plumbat. Mrekullitë e shpëtimit të Wilfrid Bush, Ralfe Whitlser dhe Joseph Clucas kanë dalë në pah 100 vjet pas shpërthimit të luftimeve. Ushtari Bush u shpëtua nga Bibla e tij, një plumb i destinuar për togerin Whitlser, goditi aparatin e xhepit, ndersa tetarin Clucas, e shpëtoi bilbili.
Tregime e tyre për herë të parë i kishte zbuluar Paul Atterbury, ekspert i “Antiques Roadshow”, transmeton Telegrafi.
Shpëton falë Biblës
Ushtari Bush, duhet t’i falënderohej jetës së tij të devotshme prej një krishteri, pasi që në vitin 1917, dy plumba të destinuar për gjoksin e tij, u ndalën nga një Bibël që ai e mbante në xhepin e gjirit. Pas luftës, Bush ka punuar në një fabrikë letre në Bristol. Ai vdiq në vitin 1960, përkatësisht në moshën 76-vjeçare.
Bilbili i shpëtoi jetën
Togeri Clucas, një veteran i batalionit 1914 në Mons, ishte duke luftuar në Francë me “Royal Field Artillery”, kur u godit nga një plumb. Por, për fatin e tij, plumbi goditi bilbilin (filikaqen) që e mbante. Megjithatë tre vjet më vonë ai nuk pati kaq fat. Gjersa po bartej me një barelë pas një plagosje që kishte pësuar, 22-vjeçari u godit nga një predhë, dhe për pasojë, ndërroi jetë.
Kamera shpëtimtare
Ralfe Whistler, një toger në Batalionin dytë të “Highland Light Infantry”, ishte në luftën e Frontit Perëndimor, të Dardaneleve, Mesopotamisë, Palestinës dhe Rusisë. Togeri nga Glasgow u godit disa herë me armë zjarri, por plumbi që synonte zemrën, u ndal nga kamera e tij e xhepit. Pas një trajtimi në një spital në Basra të Irakut, ai u kthye në luftë, megjithatë, pas etheve hemorragjike ai u dërgua në shtëpi. Më vonë, pas rikthimit në ushtri, u vra në prill të vitit 1917 në Arras të Francës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button