Psikologji

Mund të ndërtoni besim duke përdorur gjuhën e trupit. Ja 8 mënyra

Mos kryqëzoni këmbët dhe duart

Mund të jetë që i kryqëzoni krahët dhe këmbët, për shembull, sepse keni ftohtë, por qëndrimi i tillë ju mbyll në vete. “Ju komunikoni diçka negative, sepse e keni pozicionuar trupin tuaj në një mënyrë, që është një mekanizëm mbrojtës”, thotë Lisa Gueldenzoph Snyder, PhD, profesore dhe shefe e departamentit të edukimit të biznesit në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut. “Ky qëndrim bllokon çdo bazë për ndërtimin e besimit.” Sigurohuni që trupi juaj duket i hapur – do të dukeni më të prirur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve.

Mos rrini pas një tavoline

Qëndrimi ulur prapa një tavoline krijon një pengesë tjetër që mund ta bëjë personin që po flisni, të ngrejë murin e vet. Carla Chamberlin-Quinlisk, PhD, profesoreshë e linguistikës së aplikuar / arteve dhe shkencave të komunikimit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Abington, thotë se ulja në tryezë me studentët e saj i inkurajon ata që të jenë më aktivë gjatë mësimit. “Unë dua që ata të më tregojnë nëse ka diçka që nuk e kuptojnë. Unë dua që ata të thonë nëse nuk pajtohen me mua”, thotë ajo. “Mundohuni të mos keni një pengesë të madhe mes jush”.

Prek (por me masë)

Duke prekur lehtë një mik në dorë mund të tregoni mbështetjen tuaj për atë person. “Nëse ju thoni ‘Më vjen keq’, por nuk keni aspak gjuhë të trupit, ka shumë pak kuptim ajo që thoni”, thotë Dr. Gueldenzoph Snyder. “Një prekje në bërryl ose në shpatull komunikon më shumë ndjeshmëri se të thuash ‘Oh, më vjen keq.'” Vetëm mos e përdorni këtë taktikë në vendin e punës, sepse edhe prekjet më rastësore mund të keqinterpretohen.

Thjesht buzëqeshni dhe pohoni me kokë

Pohimi me kokë dhe e qeshura, ndërkohë që dikush është duke folur tregon që ju jeni duke dëgjuar, tregon se ju jeni të interesuar në atë që personi është duke thënë. “Është një tregues vërtet i mirë i dëgjimit, kur japim reagime të mira joverbale”, thotë Dr Chamberlin-Quinlisk. Thjesht mos jini shumë të buzëqeshur – teprimi me reagimin pozitiv do t’ju bëjë të dukeni më pak të sinqertë, paralajmëron ajo.

Mbajini pëllëmbët e duarve të hapura

të treguarit me gisht duket si akuzë, dhe goditja e grushtit ju bën të dukeni të zemëruar, edhe nëse jeni duke përdorur ato gjeste vetëm për të theksuar argumentin. Nëse hapni gishtat, njerëzit do të jenë më të hapur me ju. “Nëse përdorni dorën për të theksuar dhe është një pëllëmbë e hapur, me të pesë gishtërinjtë, kjo tregon hapje”, thotë Dr. Gueldenzoph Snyder. “Nëse mbyllni gishtat, është fajësuese dhe jo një gjest i hapur”.

Zbrisni në nivelin e tyre

Qëndrimi ulur në një karrige më të lartë sesa njerëzit e tjerë tregon dominimin mbi ta – gjë që është e mirë nëse doni të dukeni më të fuqishëm, por jo aq e mirë nëse jeni duke u përpjekur të krijoni besim, – thotë Dr. Dr. Chamberlin-Quinlisk. Po kështu, qëndrimi ulur në mes të tryezës së konferencës dhe jo në fund, do i bëjë njerëzit të ulin gardhet mbrojtëse për të nxjerrë ide më të mira, thotë Dr. Zak. “Nëse afroheni tek të tjerët, do të merrni më shumë input dhe rezultate më të mira”, thotë ai.

Kufizoni mbajtjen e shënimeve

Ndonjëherë shënimet janë të nevojshme kur flisni me një bashkëpunëtor, por sigurohuni që të gjitha këto të mos ju pengojnë për kontaktin me sy. Nëse jeni vazhdimisht duke shkruar atë që thotë personi tjetër, ai person mund të fillojë të ndihet i vetëdijshëm. “Duke pasur një kujtesë dhe duke marrë shënime, personi tjetër ndihet i parehatshëm dhe të mendojë ‘Pse po e shkruan ky këtë?'”, thotë Dr Chamberlin-Quinlisk. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button