Psikologji

Mungesa e besimit në një marrëdhënie dhe pasojat e saj…

Mungesa e besimit në një marrëdhënie vjen shpesh si pasojë e zhgënjimeve tona në të shkuarën. Janë marrëdhëniet tona në të kaluarën, të cilat kanë qenë të mbushura me dyshime dhe pasiguri, të cilat na bëjnë që këtë gjë ta pasqyrojmë edhe në lidhjen aktuale. Mirëpo kjo gjë nuk është normale të ndodhë. Është e pabesueshme se si edhe në marrëdhëniet aktuale, ne mendojmë për gjërat që na kanë ndodhur në lidhjet e së shkuarës.

Ne fillojmë që ta krijojmë sërish realitetin e së shkuarës në realitetin aktual që po jetojmë dhe këtu e kam fjalën për gjithçka, për njerëzit, veprimet dhe situatat që na kanë ndodhur. Pasiguritë e së shkuarës fillojnë të reflektohen në aktualitetin tonë. Ne të gjithë e përjetojmë këtë gjë në të gjitha stadet e jetës sonë. Të gjithë përjetojmë pasiguri në punë, familje, marrëdhënie dhe shoqëri.

Kur ne e lejojmë të ndodhë diçka e tillë, marrim njëherësh edhe vendimin  për të shkatërruar çdo gjë të bukur, çdo gjë me vlerë dhe çdo gjë larg negativitetit që po ndodh në jetën tonë. E vërteta është se, nëse ne kemi dyshime, nëse ne kemi pasiguri, është mirë t’i shprehim ato. Duhet t’i shprehim ato në mënyrën e duhur. Kur vendos të sulmosh dikë, apo dhe thjesht ta gjykosh atë person, normalisht ai do të kalojë në mbrojtje. Kjo gjë e largon atë person nga ty, sidomos kur është i pafajshëm dhe nuk ka bërë asgjë të keqe.

Kjo është edhe arsyeja se pse dyshimet dhe pasiguritë e tilla duhet t’i shprehim në mënyrën e duhur në marrëdhënien tonë, duke e pasur parasysh edhe se si do të ndihet personi tjetër. Kur jemi në një marrëdhënie, ne nuk duhet kurrsesi të mendojmë për veten tonë, por edhe për personin që kemi përkrah nesh. Kur ne e shprehim siç duhet atë që ndiejmë, ne lejojmë që personi tjetër të na kuptojë siç duhet dhe të na ndihmojë në këto sfida që po kalojmë me veten tonë.

Është koha të ndyshoni, nëse jeni duke përjetuar këto ndjesi në marrëdhënien tuaj. Flisni, hapuni me njëri-tjetrin dhe ndryshojini gjërat për mirë. Mos i lejoni këto ndjesi dhe ngjarje negative të shkatërrojnë lidhjen tuaj të bukur.

Leave a Reply

Back to top button