Analiza

Mure të rinj. Kështu Europa ushqen urrejtjen dhe ndarjet. Hidhërimi i një shkrimtari francez

Hidhërimi i shkrimtarit francez: Perëndimi mbetet i mbyllur në mosbesimin e tij, i burgosur i frikërave të tij, i terrorizuar nga ky “pushtim” E jona është një përgjigje e dëshpëruar. E cila mbart një simbolizëm të tmerrshëm. Pak kohë më parë, kemi festuar rënien e Murit të Berlinit, shembjen e ndarjes së dy popujve dhe një regjimi mbytës, despot, që po vdiste. Kemi imagjinuar një botë më në fund të bashkuar, të ndryshme, të fortë, të integruar, me shumë raca. Tani po kthehemi pas. Po kthehemi tek bota që nuk e donim. Ku gjithësecili përpiqet të mbrohet, sepse sheh tek tjetri, rrezikun ndaj ekzistencës së tij. Kemi frikë nga vetvetja…

Screen Shot 2015-08-21 at 13.37.22

Nga Marek Halter

Europa nuk e ka kuptuar mësimin. Ose nuk ka dashur ta kuptojë. Edhe një tjetër mur, sërish kufij të mbyllur. 26 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, dhe gëzimit të një bote më në fund të bashkuar, pa barriera, ndarje, urrejtje dhe dhimbje. Por, jo. Vazhdojmë të gabojmë, nuk kemi mësuar asgjë. Realiteti na vë përfund, na pushton. Jemi dëshmitarë të një kthese epokale:

[real3dflipbook id=”403″]


Leave a Reply

Back to top button