Kuriozitete

Muzika e fshehtë e Leonardo Da Vincit dhe “Darka e Fundit”

Screen Shot 2015-04-26 at 10.48.16

Në vitin 2007, Giovanni Maria Pala, një teknik italian kompjuterës, njëkohësisht muzikant, shpalli se kishte zbuluar nota muzikore në pikturën e famshme të Da Vincit, “Darka e Fundit”. Sipas Palas, nëse heq pesë vijat e pentagramit nëpër pikturë; duart e Jezu Krishtit, duart e apostujve të tij, dhe copat e bukës mbi tryezë mund të krijojnë një notë muzikore e cila merr kuptim kur e lexon nga e majta. Da Vinci njihej si një i apasionuar pas muzikës, i cili përfshinte gjëza muzikore në shkrimet e tij, të cilat duhet të lexohen nga e majta në të djathtë. Alessandro Vezzosi, drejtori i muzeut Da Vinci në Toskanë beson se propozimi i Palas është i mundshëm.

Vezzosi ka deklaruar gjithashtu se Da Vinci luante lirën si dhe ka skicuar shumë instrumenta muzikorë. “Ka gjithmonë një risk që të shohësh dicka që në fakt nuk është aty, por është e sigurtë se hapësirat në pikturë janë të ndara në mënyrë harmonike”, thotë ai. “Atje ku ka përmasa harmonike, ka edhe muzikë”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button