Analiza

Nafta e Libisë në qendër të luftës

Faten Hayed

Luftimet midis forcave rivale libiane pëqëndrohen në zonat e prodhimit dhe eksportimit të naftës së papërpunuar, duke përfshirë impiantet dhe anijet e huaja

libia

“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të bëjë diçka, Libia do të përfundojë të ndahet në shumë shtete të vogla armiqësore ndaj demokracisë, të rrezikshme për vendet rrotull dhe për Perëndimin”, paralajmëron Aboubacari Daou, një ekspert i shkencave politike që ka jetuar për dhjetë vjet në Tripoli. “Nuk ka të bëjë me shpëtimin e libianëve nga diktatura, por për të rindërtuar shtetin dhe vënien në funksionim të një sistemi që ka mbetur bllokuar pas rënies së Muamar Ghedafit. Përveç kësaj sulmet e fundit ndaj impianteve naftëmbajtëse do t’i kushtojnë shumë vendit”. Në 25 dhjetor një raketë e hedhur nga ushtarakët e koalicionit islamist Agimi libian mbi një cisternat e terminalit të naftës të Sidra-s ka shkaktuar një zjarr gjigand, që është përhapur në serbatorët e tjerë.
Për ta shuar janë dashur nëntë ditë. Situata është shumë e ngatërruar në këtë vend të pasur me naftë. Janë dy qeveri e dy parlamente rivale: njëri i mbështetur nga koalicioni i fuqishëm i ushtarëve islamistë Agimi libian, tjetri i njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Në gusht të 2014-ës Agimi libian ka marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli e tani kërkon ta zgjerojë influencën e vet mbi zonat naftëmbajtëse të vendit. Sipas të dhënave të Kompanisë Kombëtare të Naftës, prodhimi i ka rënë nga 800 mijë në 300 mijë fuçi në ditë.
Në fillim çarmatimi
Në 30 Dhjetor në Tobruk, përpara hotelit ku rimblidhet parlamenti i njohur nga komuniteti ndërkombëtar, ka shpërthyer një autobombë. Sipas deputetit Farradj Hachem, atentati është kryer nga një kamikaz dhe ka plagosur tre parlamentarë e tetë persona të tjerë. Forcat qeveritare (midis të cilave të gjeneralit Khalifa Haftar) dhe të ushtarëve islamistë janë përleshur edhe në Misurata, në Bengasi edhe në Derna, qyteti i kontrolluar nga grupi ekstremist islamik Ansar al Sharia, ku në 4 janar është bombarduar një rezervuar nafte greke.
Konfuzioni që mbretëron Libinë i afrohet gjithmonë e më shumë kaosit total, e tashmë kërcënimet e Kombeve të Bashkuara për të vënë nën akuzë komandantët për krime lufte nuk kanë patur efekt. Bernardino León, i dërguari i OKB-së në Libi, ka kontaktuar fraksionet e përfshira në luftime për të rinisur bisedimet, por në 5 janar bisedimet janë anashkaluar pa u marrë vesh për një datë të re. Në çdo rast, thotë Aboubacari Daou, “marrëveshja nuk do të respektohet: para se të fillojnë trataktivat, është e nevojshme e urgjente çarmatosja e grupeve, si dhe përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në të gjitha fazat e tratativave”.
Gjatë një vizite në Çad ministri i mbrojtjes franceze Jean Yves Le Drian ka deklaruar që del nevoja të pengohet krijimi i një strehimi për terrorristët në Libi (fjalë që kanë bërë të lindin hipoteza mbi një ndërhyrje të mundshme ushtarake franceze në vend).
Përkrah sforcove të OKB e të G5 të Sahel-it – grup i formuar nga Çadi, Mali, Nigeria, Burkina Faso e Mauritania – Algjeria e afërt është e zënë “në asistimin e forcave sociale që kanë shpallur disponueshmërinë e tyre për një zgjidhje politike.” Duke specifikuar megjithatë që libianët “janë të vetmit që mund të përkufizojnë bazat e limitet për një zgjidhje politike, pa ndërhyrje të huaja”./El Watan, Algjeri/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button