Ekonomi

NAFTA / Kush po fiton? Kush po humbet? Dhe çfarë pritet të ndodhë?

Don Lee

Sa kohë do të zgjasë? Kjo është një nga pyetjet e shumta që kanë lindur nga rënia e jashtëzakonshme e kursit të naftës së papërpunuar, një ngjarje që ka rritur besimin e konsumatorëve, prekur vendet prodhuese të hidrokarbureve dhe ka bërë që të lindin mundësi të reja – edhe sfida të reja – për ekonominë amerikane dhe botërore. Ja përgjigjet e Los Angeles Times për pyetjet më të mëdha që ngrihen sot në lidhje me “arin e zi”

Screen Shot 2015-02-16 at 2.52.01 PM

  1. Përse çmimet e naftës janë ulur kaq shumë dhe kaq shpejt?

Ulja e çmimeve në 50 % qysh nga muaji shtator rezulton nga konvergjenca e shumë faktorëve. Më e rëndësishmja është rritja e ofertës, kryesisht si pasojë e revolucionit të naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara.

Në sajë të teknikave hidraulike dhe teknikave të tjera të shpimit, ky vend ka kontribuar me 80 % në rritjen e prodhimit botëror në pesë vitet e fundit. Kohët e fundit, prodhimi i naftës është rritur shumë edhe në Irak dhe në Libi. Paralelisht kërkesa dobësohet. Ekonomia është në stanjacion në Evropë dhe në Japoni dhe po ngadalësohet në Kinë, e cila është konsumatori i parë i naftës në botë.

  1. Sa kohë do të zgjasë?

Ka shumë gjasa që çmimi i naftës bruto do të rritet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë. Ky skenar bazohet mbi parashikimet e evolucionit të ofertës e dhe të kërkesës, duke marrë parasysh faktin që ulja aktuale e çmimeve nxit konsumin dhe do të stimulojë pra kërkesën. Kontratat e përfunduara për naftën bruto, të negociura kohët e fundit, janë rreth 45 dollarë/fuçi, kundrejt 100 dollarë mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014. Sipas vlerësimeve të Moody’s Analytics, çmimet do të vërtiten në rreth 80 dollarë/fuçi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016. Por faktorë të tjerë mund të hyjnë në lojë. Rënia e kurseve ka filluar të frenojë projektet e kërkimit dhe shpimit, të cilat nuk më aq rentabël si më parë. Teorikisht, kjo do të ulë ofertën dhe do të shpjerë në rritjen e çmimeve, por sidoqoftë, nuk do të ndodhë menjëherë.

Edhe nëse përfitimet e tyre pakësohen, prodhuesit mund të jenë të rezervuar dhe të mbyllin rubinetët, sepse rifillimi i shfrytëzimit kushton shumë shtrenjtë. Disa preferojnë ndoshta të vënë bast që çmimet do të rriten së shpejti në një nivel që do t’i lejojë atyre të paktën të arrijnë ekuilibrin financiar. E thënë ndryshe, oferta botërore do të vazhdojë të rritet më tepër se sa kërkesa; sasia e tepërt e naftës do t’i mbajë ahere çmimet në dysheme.

  1. Kush përfiton më shumë nga kosto e ulët e energjisë?

Shtetet e Bashkuara do të jenë përfituesit më të mëdhenj. Kompanitë e prodhimit të autoveturave, për shëmbull, do të shesin më shumë sespe njerëzit do të lëvizin më shumë me vetura, do të blejnë autovetura më të mëdha dhe do të kenë më shumë nevojë për shërbime.

Sipas ministrisë së energjisë, familjet amerikane do të kursejnë 750 dollarë [660 euro] mesatarisht për benzinën këtë vit, në raport me vitin 2014. Vendet që importojnë shumë naftë, si vendet evropiane, Japonia, Korea e Jugut dhe Kina do të kursejnë gjithashtu qindra-miliarda dollarë. Por në Evropë, konsumatorët nuk do të përfitojnë plotësisht, nga fakti i taksave të larta mbi karburantin. Në Japoni, ekonomitë do të neutralizohen nga dobësimi i Jenit. Duke qenë se nafta, ashtu si lëndët e tjera të para shprehet në dollarë, Japonisë do t’i duhet të shpenzojë më shumë jen për çdo dollar naftë bruto që do të blejë në tregjet ndërkombëtare.

4.Kush do të humbasë më tepër?

Vendet prodhuese si Rusia, Irani, Venezuela dhe Nigeria janë vënë në provë të vështirë sepse të ardhurat e tyre varen shumë nga nafta. Përsa i përket Arabisë Saudite, që është prodhuesi kryesor i Opec-ut dhe ai me kostot e prodhimit më të ulëta, ende mund të ketë përfitime me çmimin 45 dollarë/ fuçi – apo edhe dicka më pak. Kompanitë e mëdha të naftës do të amortizojnë pak goditjen në sajë të aktivitetit të tyre të rafinimit. Kjo do të jetë më e vështirë për ndërmarrjet më të vogla dhe më pak efikase. Të ardhurat e tyre do të ulen dhe ato do të kenë më pak lehtësi në qasjen për kredi, gjë që mund t’i shtynte disa që të mbyllnin aktivitetin e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, një ulje e zgjatur e kurseve do të dëmtonte në mënyrë të konsiderueshme industrinë e naftës argjilore, e përqëndruar në Teksas dhe në Dakotën e Veriut.

  1. Cili vend do të diktojë ligjin e tij në përcaktimin e çmimit të naftës?

Shumë është folur kohët e fundit për dobësimin e Opec-ut. Karteli është dominuar nga Arabia Saudite, një vend i cili tradicionalisht luan një rol kryesor në tregun e energjisë. Por një aktor tjetër madhor është imponuar: Shtetet e Bashkuara janë bërë sërish një “gardian i tregut” [një vend i aftë që të rregullojë me shpejtësi prodhimin e vet, me qëllim që të sigurojë stabilitetin e tregut]. Sot Shtetet e Bashkuara nuk mundet megjithatë të rivalizojnë me kostot e ulëta të prodhimit saudit. Dhe vendimi i mbretërisë për të nxjerrë sasi të mëdha nafte bruto – për të ruajtur pjesën e saj të tregut dhe të vërë në presion fqinjët dhe rivalët e vet në Amerikë – do të vërë në provë fuqinë financiare të operatorëve amerikanë, si dhe kapacitetin e tyre për të përmirësuar efikasitetin dhe rentabilittein e teknikave të tyre të shpimit. Los Angeles Times/

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button