Enciklopedike

Napoleon Bonaparti: Në gjurmët e Moisiut

Screen Shot 2015-04-27 at 19.37.27

Rreth vitit 1798, ndërkohë që ndodhej në Egjipt dhe po kalonte nëpër Siri, Napoleoni dhe një pjesë e kalorësisë së tij shfrytëzuan një pasdite të qetë si dhe zbaticën e Detit të Kuq, për të ecur nëpër bregun e kundërt mbi shtratin e thatë të detit, ku vizituan disa burime të quajtur Burimet e Moisiut. Pasi kënaqësn kuriozitetin e tyre, grupi u rikthyen në Detin e Kuq për t’u kthyer pas andej nga kishin ardhur. Por në atë pikë ishte errësuar, dhe pasi nisën të kalojnë, erdhi batica. Duke mos qenë në gjendje të shohin se ku të shkojnë nëpër errësirë, me ujin që sa vinte e rritej dhe fshihte rrugën prej ku kishin ardhur, Napoleoni urdhëroi njerëzit e tij të formonin një rreth përreth tij, duke parë nga jashtë. Më pas, secili prej tyre kalëroi përpara deri kur nisën të notojnë. Më pas i afroheshin kalorësit që ishte më pranë dhe që vazhdonte të kalëronte pa problemin e ujit. Shumë shpejt, të gjithë kalëronin prapa atyre, kuajt e të cilëve mundeshin ende të preknin fundin. Të gjithë arritën të largohen nga Deti i Kuq, të qullur por të padëmtuar. Pasi kishin shpëtuar për shumë pak, pa u përmbytur prej ujit ashtu si faraoni që ndiqte Moisiun, Napoleoni tha se kjo situatë “do u kish dhënë predikuesve të Krishtërimit një tekst të mrekullueshëm kundër meje!” /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button