Seria: Faktet e harruara, ose të mësuara gabim në lëndën e historisë
Për shkak të propagandës britanike të kohës, Napoleon Bonaparti përshkruhet shpesh si një i çmendur, që donte të pushtonte të gjithë Evropën, e ndjekur nga pjesa tjetër e botës. Në fakt, Napoleoni dëshironte të krijonte një Evropë modern, të unifikuar nën Kodin e tij Napoleonik, si një tampon kundër Perandorisë Britanike, gjithnjë e në zgjerim.
Shitja prej tij e të gjitha zotërimeve kontinentale të Francës në Amerikën e Veriut, dëshmon se fokusi i tij, ishte jo pushtimi i botës, por frenimi i Britanisë së Madhe dhe i perandorisë së saj. Napoleoni nuk synonte të pushtonte as Rusinë. Përkundrazi, ai donte thjesht të zhdukte ndikimin rus në rajonet gjermane dhe polake të Evropës. / bota.al