Analiza

Narkotrafikantët në betejën e nëndetëseve

Një rrëfim i detajuar i origjinës së trafikut të kokainës, mjeshtërisë së narkotrafikantëve në ndërtimin e “nëndetëseve” për transport. Fitimet kolosale dhe vuajtjet e atyre që duhet të durojnë ferrin e “arkivolëve lundrues” për 1500 dollarë

Narkotrafikantwt nw betejwn e nwndetwseveEshtë riti i ndjekësve. Cdo mëngjes mblidhen në një sallë pa dritare. Në mure ka ekrane gjigandë me pamje satelitore. Në tryezë janë raportet e mbledhur gjatë natës dhe që azhornohen vazhdimisht. Zyrtarët prezantojnë objektivat e tyre. Gjurmë elektronike, dhe shumë shpesh sinjalizimi i një informatori në brigjet kolumbiane. Tregues mbi nisjen e mundshme të një “narko-nëndetëseje”, e cila ka në bord disa tonë kokainë. Secili prej “gjuetarëve” dëshiron të përqëndrohet tek preja e tij. Analistët paraqesin provat, i kryqëzojnë, kur është e mundur me informacionet e shërbimeve të fshehtë. Një hetim që kryhet në disa mijëra kilometra distancë. “Megjithatë burimet nuk mjaftojnë – shpjegon koloneli Ryan Rideout i Marinsave. Nga dhjetë objektiva, mund të ndjekim vetëm dy apo tre. Diskutohet edhe në mënyrë të ndezur. Pothuajse fluturojnë copërat e letrave”. Prej atij takimi dalin urdhërat. Ku duhet të dërgohet një mjet zbulimi. Apo ku duhet të zhvendoset një patrullues, nëse është një objektiv që duhet kapur.

Jemi në brendësi të bazës së Task Forcës së Përbashkët të Agjencive, në Key West, Florida. Pak mera larg nga shtëpia e Ernest Hemingwayt, veprojnë ushtarakë, CIA, FBI, NSA, DEA dhe agjenci të tjera. Në krah të tyre, përfaqësuesit e 17 vendeve. Një ekip për t’iu kundërvënë fluksit të drogave. Në vitin 2013, komanda ka pikasur 460 “ngjarje të dyshimta” në Atlantik dhe 388 në Paqësor. Në vend të parë motoskafët e shpejtë. Më pas, peshkarexhat e maskuara. Dhe pas tyre “nëndetëset”, ato që lundrojnë pak centimetra nën ujë dhe që lënë mbi yjë vetëm një frëngji pothuajse të padukshme.

Narkotrafikantët i lyejnë me ngjyrë të gjelbër të errët ose blu për të mos u dalluar. Përdorin fibra xhami dhe material të gatshëm në tregun civil. Zakonisht ndërtohen në zonat kufitare mes Kolumbisë dhe Ekuadorit, në brendësi të “kantierëve” – në të vërtetë baraka – në brendësi të kanaleve të lundrueshëm. Ndërtohen nëndetëse që mbajnë 4 vetë dhe mallin, deri në 12 tonelata të destinuara për tregun amerikan. Pjesëtarët e Task Force, me ndihmën e një harte, tregojnë rrugën që ndjekin. Më e preferuara është ajo e Paqësorit, që mbërrin deri në brigjet jugorë të Meksikës. E dyta kalon nga Karaibet, mes Hondurasit dhe Nikaraguas. Kokaina shkarkohet në tokë, dhe prej këtu vazhdon në drejtim të veriut. Nëndetësja, e cila kushton deri 2 milion dollarë, më pas fundoset. Nuk ia vlen të kthehet pas. Fitimet lejojnë ndërtimin e dhjetërave. Nuk ka asnjë problem për rekrutimin e banditëve. Eshtë gjithmonë dikush i gatshëm të mbyllet në sarkofag, për 1500 dollarë për udhëtim. Një jetë me risk të lartë, e cila nuk mund t’i shpëtonte syrit të Hollyëoodit. Eshtë duke u përgatitur një film për këtë temë.

Që nga viti 1993, kur u kap nga kolumbianët nëndetësja e parë, “San Andres” janë bllokuar me dhjetëra. Të fundit e kanë kapur në maj. Kishte lënë pas parkun natyror të Sanquiangas, jo shumë larg brigjeve ekuadorianë. E gjatë 13 metra, me dy tonelata e gjysmë kokainë në bord si dhe tre kontrabandistë. Nuk shkoi shumë larg. Një anije luftarake e ndoqi me ndihmën e një fregate amerikane. Ndoshta ka qenë vendimtar edhe informacioni i Task Forces. “Nëse i kapim pranë brigjeve – thotë Rideout – kjo ndodh sepse na ka dërguar informacione një spiuni ynë”.

Narkonëndetëset nuk i sheh kollaj dhe agjentët shpresojnë që të kenë probleme me motorrin, e kështu kapiteni do të detyrohet të thejë heshtjen e radios për të kërkuar ndihmë. Dialogje që udhëheqin hetuesit. Përvec disa modelëve, bëhet fjalë për mjete të thjeshtë. Dikush i ka quajtur arkivolë lundrues. Në brendësi, motorrët diesel me fuqi 300 kuaj lëshojnë një nxehtësi shumë të lartë, nuk merr dot frymë. Dhe zakonisht nuk kanë hapësirë për banjë, gjë që zëvendësohet prej një bidoni. Udhëtimi mund të zgjasë nga tre, në dhjetë ditë. Varet nga kushtet e motit, ashtu sikurse dhe nga shpejtësia, me 11 nyje kur gjërat shkojnë mirë. Drejtohet nga një timon varke, pastaj radio, GPS dhe telefon satelitor. Rrallëherë kanë një anije që i mbështet. Për të ngrënë duhet të mjaftohen me rezervat e vogla që ua lejon hapësira.

Ashtu si cdo sipërmarrje, kartelet përshtaten me nevojat e tregut duke ndarë detyrat. Në Kolumbi janë ata që janë të specializuar vetëm në ndërtim. Personazhe vendas, që në fillim kanë patur ndihmën e inxhinierëve detarë dhe më vonë konsulencën e të huajve, të mirëpaguar. Ka lindur kështu një profesion që u korrespondon kërkesave të furnizuesve. Shumë aktive është banda e “Los Rastrejos” dhe “Fronti 30” i luftëtarëve FARC. Trafikantët kanë krijuar edhe nëndetësen-charter: i shesin hapësirat brenda saj. Të tjerë e vendosin kokainën në muret e skafit. Shpiken varka që, të para nga larg, u ngjajnë peshkarexhave. Në të vërtetë strukturat e sipërme janë të sajuara. Një mbulesë për të gënjyer anijet e Rojës Bregdetare. Janë sa fleksibël, edhe ambiciozë. Në vitin 2010, në Ekuador u sekuestria një model i klasit të lartë, me periskop, ajër të kondicionuar dhe hidrolokator. Një nëndetëse e vërtetë.

Ata të Task Forces nuk u habitën. E njohin armikun dhe e dinë që në këtë moment, në horizont, poshtë detit të kaltër, ndodhet një tjetër pirat i drogës. /Guido Olimpio/CdS/

Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button