Histori

Nata që dogji Amerikën.

Mëngjesin e të dielës më 8 tetor të vitit 1871 qytetarët e Peshtigos, një fshat druvarësh në Uiskons, shkuan në kishë për t’iu lutur Zotit që t’i jepte fund zjarreve. Flakët kishin përpirë të gjithë pjesën perëndimore si shkak i thatësirës në verë që ishte shtrirë deri në ditët e para të tetorit. Megjithatë njerëzit nuk i kushtuan rëndësi.  Kudo shihej tym dhe hiri binte si flokë dëbore. Atë natë dritat e shtëpive  u zhdukën, bebet u përkundën nga ëndrrat e nënave dhe të tjerët kërkonin bekimin e Zotit. Uturima e një treni përfshiu zonën, por veçse tren nuk ishte. Zjarri përfshiu gjithë qytetin, 600 000 hektarë tokë e Uiskonsit dhe Miçiganit u dogj. Ky zjarr la 2500 të vdekur, vetëm 1000 në fshatin Peshtigo. Ky ishte zjarri më i madh në historinë e Amerikës. Sipas historianëve kjo është katastrofa më e harruar e zjarreve dhe që ishte më shkatërruesja se ato që përfshinë një pjesë të zonës së Kalifornisë, me dhjetra të vdekur dhe që zgjati disa javë. Zjarri i Peshtigos ndodhi pothuaj në të njëjtën kohë me zjarrin e Çikagos. Ky fshat humbi linjën telegrafike dhe ata që mbijetuan nuk kishin mënyrë për t’ia bërë të ditur qeverisë ose gazetave. Vendi u vu në dijeni për zjarrin e Çikagos, në të cilin vdiqën 300 persona dhe u shkatërruan banesa, por tmerri që ndodhi në Peshtigo u injorua. Kur hiri u bë i dukshëm, ajo natë u njoh si nata që dogji Amerikën. Zjarri i Çikagos është përmendur në shumë libra, filma dhe fabula, ndërsa për atë të Peshtigos një ose dy e shumta.  Klima e këtij regjioni është uniforme dhe e favorshme për kultivimet, shirat bien vazhdimisht, por viti 1871 u shqua për një thatësirë jo të zakonshme. Nga ora 7 e mbasdites prifti i fshatit dëgjoi një zhurmë si një lloj stuhie dhe mendja i shkoi tek një pasazh biblik: “Të gjithë luftonin njëlloj. Shumë zhurma, hingëllimat e kuajve, rënia e oxhaqeve, pemëve, ulërima e erës. Dëgjohej gjithçka vetëm zëri i njeriut mungonte. Menduam se zjarri do të pushonte kur të mbërrinte tek lumi. E kaluam natën në ujë derisa u shuajtën flakët. Ishte një banjë e gjatë. Flakët arritën deri tek lumi. Kokat tona ishin në rrezik.” Të mbijetuarit dolën nga uji të nesërmen dhe endeshin si zombi nëpër qytet, duke u përpjekur të gjenin të afërmit dhe duke kujtuar se ku i kishin shtëpitë.  U gjetën të karbonizuar familje të tëra. Thuhet se 200 njerëz u gjetën të vdekur vetëm në një tavernë, të tjerë vranë vetën nga traumat.  Ditë më vonë, kur u përhap lajmi mbërritën mjekë dhe gazetarë.  Tashmë ishte vonë.

 

Leave a Reply

Back to top button