Analiza

NATO duhet të riaktivizojë infrastrukturën e Luftës së Ftohtë në Evropë

Me një krizë të vërtetë, që ka shpërthyer në krahun e verilindor të Evropës, udhëheqësit “në prapaskenë, “thjesht nuk duan të ndërmarrin asnjë hap

Nga Andrew A. Michta

“American Interest”

Screen Shot 2015-03-10 at 18.23.16

Pushtimi i Debaltseves nga rebelët pro-rusë, të mbështetur nga trupat e rregullta ushtarake ruse, shënoi përfundimin e fushatës së dytë të Moskës, në rajonin ukrainas të Donbasit, me shumë gjasa për objektivin e ardhshëm ushtarak, Mariupolin apo Kharkivin, ose ndoshta të dyja. Ndërsa luftimet vazhdojnë me ndërprerje, përgjatë linjës mbi të cilën u firmos një marrëveshje për armëpushim, diplomatët perëndimorë vijojnë të gënjejnë veten, se nuk ka humbur gjithçka, dhe se marrëveshja mund të qëndrojë ende në këmbë.

Në fakt, armëpushimi i “Minsk II”, mund të mbajë për një fare kohe, ose mund të rrëzohet tërësisht

brenda një çasti të vetëm, nga ndonjë tekë e Vladimir Putinit. Atje, Perëndimi është krejtësisht i parëndësishëm. Por sesa “Minsk II” do të mbajë, është një çështje shumë më pak e rëndësishme, sesa ndikimi i ndryshimeve të pakthyeshme, të vizatuara në arkitekturën transatlantike të sigurisë, nga një luftë në periferinë e saj lindore.

Do të jetë e dobishme nëse politikanët, veçanërisht në Evropë, të fillonin të merrnin shënime nga ajo, që komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Evropë, Filip Bredlav, po thotë prej shumë kohësh: Situata në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet, dhe pasojat e mundshme të këtij fakti të papërshtatshëm, nuk duhet të nënvlerësohen.

Mbi të gjitha, ata duhet të kuptojnë se BE-ja si institucion, në fakt është jashtë lojës në Ukrainë: tashmë kjo e fundit, është kryesisht një shfaqje gjermane dhe ruse. Sot, shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, nuk ndodhet askund në tryezën e bisedimeve, duke e reduktuar rolin e saj në lëshimin e propozimeve për mirëkuptim, në një kohë që në fund të fundit qortimet e saj, kanë rezultuar të parëndësishme.

As presidenti i ri BE, Donald Tusk, përtej deklaratave simbolike dhe marshimeve të solidaritetit, nuk është pjesë e ekuacionit. Kjo lë në skenë vetëm një institucion, që mund të përmbajë konfliktin dhe pengojë përhapjen e tij: Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Dhe e vërteta e hidhur, është se efektiviteti dhe uniteti, aq shpesh i i trumbetuar NATO-s, nuk është domosdosh- mërisht aq i fortë, sa mund të mendojë një vëzhgues i rastësishëm.

Pyetja urgjente, që ngrihet nga përshkallëzimi i luftës ruso-ukrainase, është se deri në çfarë mase NATO është e përgatitur sot, si ushtarakisht dhe politikisht, për të reaguar si duhet, ndaj presionit të vazhdueshëm rus, përgjatë kufirit të saj veri- lindor, dhe që mund të shndërrohet në një sfidë brenda vetë territorit të aleancës.

Nëse Rusia vë në zbatim metodat e “luftës hibride”, në shtetet baltike apo diku tjetër prapa vijës së NATO-s, ose më keq akoma, nëse krijohet një kërcënim konvencional, NATO mund të mos jetë e gatshme, për t’u kundërpërgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive, duke vënë kësisoj në lojë besueshmërinë e saj dhe rrezikuar një përshkallëzim shumë më të rrezikshëm të konfliktit, nëse i referohet Neni 5 të Mbrojtjes Kolektive.

Askush nuk e konteston faktin që në letër, Perëndimi, gëzon një avantazh të konsiderueshëm, përballë Rusisë. Megjithatë, një tjetër tabllo paraqitet, kur e shikon sesi qëndrojnë gjerat më nga afër. Aleanca, është veçse në fazat e para të përgatitjes, ndaj kërcënimit të rilindur të një konflikti të mundshëm në krahun e saj verilindor. Garancia për Evropën Qëndrore dhe vendet Balltike, që u dha në samitin e vjeshtës së vitit të shkuar në Uells, mbetet një angazhim në vazhdim, me palët kryesore të hutuara nga sfidat e sigurisë dhe interesat lokale, të cilat konkurrojnë me njëra- tjetrën për vëmendje.

Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen gjithnjë e më thellë nga vorbullat në Lindjen e Mesme, ndërsa ndryshimi i balancave në Azi, vazhdon ta largojë Uashingtonin nga Evropa, me administratën Obama, që kërkon premton siguri, por duke u mbështetur kryesisht tek evropianët, dhe veçanërisht Gjermania, për menaxhimin e krizës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Gjermania dhe të tjerët në Evropë, vazhdojnë të luftojnë ndërmjet dëshirës së tyre, për t’u kthyer mbrapa dhe vazhduar bizneset me Rusinë, dhe dyshimit të thellë se Vladimir Putini, ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit, të cilat do të mbeten të brishta edhe në një ardhme të parashikueshme.

NATO funksionon mire, vetëm kur Shtetet e Bashkuara, në mënyrë të vendosur dhe pa mëdyshje, e drejtojnë aleancën me vëmendje dhe angazhim të plotë. Problemi themelor mbi sigurinë në Evropë, kur Amerika “drejton nga prapa”, është se ajo garanton se kontinenti i vjetër, do të mbetet në mëshirë të fatit, përçahet nga interesat dhe preferencat konkurruese mes tyre, përballë kërcënimit rus.

Udhëheqja gjermane dhe insistimi i saj, se konflikti në Ukrainë, duhet të përmbahet, pa shtuar rreziqet duke i ofruar ndihmë ushtarake Kievit, janë variablat centrifugale kyçe, të cilat parandalojnë shfaqjen e një konsensusi më të qëndrueshëm evropian për Rusinë. Ne vazhdimisht dëgjojmë nga Berlini, garancinë se NATO-ja mbetet forca dominuese rajonale, dhe se Rusia nuk do të guxojë të kalojë në mënyrë domethënëse linjat e kuqe, pasi në çdo rast që kjo do të ndodhte, Moska do të mundej brenda një kohe të shkurtër.

Ndoshta ky skenar mund të vihej në prove, në rast se Putini do të dalldisej në atë farë feje, sa të mësynte me tanke drejt Rigës apo Talinit, në agimin e ndonjë dite. Por duke pasur parasysh të gjitha që ato që kemi parë në Ukrainë, ky nuk është skenari i mundshëm, pra që Rusia të mund të guxojë ndonjë aventurë në Balltik. (Gjithësesi, sa vetë arritën të parashikonin që Putini do të aneksonte Krimenë, apo se do të vazhdonte të rrëmbente territore te tjera në Ukrainës Lindore, e të gjitha këto brenda një viti?)

Pastaj edhe nëse masim forcën aktuale të NATO-s, duke u bazuar tek numri i forcave të disponueshme në Evropë, nuk na jep arsye për ndonjë optimizëm të veçantë. Në aspektin ushtarak, aleanca ka patur një rënie të vazhdueshme të aftësive ushtarake nga vendet anëtare, ku vetëm Britania e Madhe e në një farë mase Franca e Polonia, kanë ruajtur disi “muskujt” e tyre ushtarake.

Sa për objektivat e shpenzimeve të miratuara në samitin e NATO-s në Uells, situata është edhe më e tmerrshme, me vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Francën, që kanë përmbushur zotimet e tyre për nivelin e buxheteve mbi ushtrinë. Sipas një studimi të publikuar nga Rrjeti Evropian i Lidershipit, ndonëse Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Holanda dhe Rumania, kanë premtuar të risin shpenzimet e tyre ushtarake këtë vit, ato gjithësesi nuk do të kapin dot objektivin e detyrueshëm prej 2 përqind të Prodhimit të brendshëm Bruto. Vetëm Polonia, është zotuar të përmbushë këtë objektiv, duke filluar nga viti tjetër.

Në fakt, aftësitë ushtarake të disa anëtarëve kryesorë të NATO-s, sot nuk janë gjë tjetër veçse hijet e unit të tyre të Luftës së Ftohtë, me Bundeswehrin (ushtrinë) gjermane, që renditet në mesin e ushtrive të degraduara të aleancës. Të gjithë aleatët evropianë të NATO-s, kanë mangësi të rëndësishme kur është fjala për aviacionin, transportin, logjistikën dhe mbi të gjitha një numër të pamjaftueshëm të ushtarëve të trajnuar, për t’iu kundërpërgjigjur si duhet emergjencave.

Nëse kësaj i shtohet edhe reduktimi, në mënyrë të konsiderueshëm i trupave amerikane në Evropë, rezulton se aleancës në fakt i mungojnë forca të gatshme për të reaguar shpejt, pavarësisht sesa shumë reklamohet e kundërta nga NATO.

Debati mbi modalitetet e reagimit të shpejtë, janë të kthjellta:disa mijëra trupa të NATO-s, janë gati të vendosen në zonën e krizës, çka mund të jetë efektive në një krizë afatshkurtër, por shpejt do të provojë të jetë problematike në rast se konfrontimi përshkallëzohet me shpejtësi. Në mënyrë paradoksale, i njëjti numër i kufizuar i trupave, do të kishte një vlerë pakrahasueshmërisht më të madhe parandaluese, nëse vendosen përgjithmonë bazat e SHBA-së dhe të NATO-s, në vendet përgjatë kufirit verilindor, një propozim ky i vetë aleancës, por i bllokuar vazhdimisht nga Gjermania.

Por në çdo rast, vendosja paraprake e pajisjeve dhe furnizimeve, nuk do të mjaftonte deri sa të adresohen mangësitë në ajër dhe të raketave mbrojtëse, në vendet përgjatë periferisë, dhe kjo në mënyrë të pashmangshme do të marrë kohë. Fatkeqësisht, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis mungesës së vullnetit politik në Evropë, për t’iu përgjigjur emergjencave të vështira, dhe rënies së dukshme të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të vendeve anëtare.

Disa prej vendeve të vogla të NATO-s, i kanë degraduar ushtritë e tyre deri në pikën, ku trajnimi rutinë i personelit, është bërë problematik. Disa forca ajrore aleate, sot janë jo aq të dislokueshme, dhe mbeten më shumë si një kujtesë e lavdisë të së shkuarës, përderisa ato mund të veprojnë vetëm në qiejt e vendeve të tyre dhe jo shumë më përtej.

Është e papranueshme, që me kërcënim më kanosës së kurrë më parë nga ana e Rusisë në lindje, kapacitetet ushtarake të NATO-s mbështeten kryesisht tek Shtetet e Bashkuara, Kanada, dhe në një masë shumë më të vogël tek Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Polonia, me Gjermaninë që është ushtarakisht e margjinalizuar dhe politikisht bllokuese.

E megjithatë, unë dyshoj se edhe nëse Shtetet e Bashkuara, ndërmerr një politikë të re përforcimesh të përhershme, duke rishtuar praninë e saj në Evropë, dhe në të njëjtën kohë duke kërkuar reciprocitet nga shtetet më të mëdha evropiane, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Është koha për t’iu rikthyer parimeve të vjetra të parandalimit, përmes pranisë së përhershme.

Dhe duke qenë se kërcënimi paraqitet nga një fuqi bërthamore, nëse aleatët e NATO-s janë serioze lidhur me angazhimet e traktatit të tyre, është koha të rishqyrtojnë përgjigjet e luhatura, në rastin e përshkallëzimit të situatës dhe mësimet, që do të zbatohet në situatën e re, ku mund të lindë kërcënimi i një lufte më të gjerë.

Çështja nuk është të debatojmë, nëse Rusia do të humbë ndaj një NATO-je plotësisht të mobilizuar. Pasi Putin mund të vendosë, të përpiqet të mundë NATO-n, duke ecur përpara me një tjetër skenar, si ai që po zbaton në Donjeck, ose në shtetet balltike apo gjetkë përgjatë periferisë:nxitjen e një krizë, dhe pritja për të testuar reagimin e aleancës, duke vënë bast se kjo do të ekspozonte përçarjet e brendshëm në gjirin e aleancës dhe në fund të fundit, do të të paralizonte procesin e vendim- marrjes.

Politikisht konsensusi i NATO-s mbetet e brishtë, sidomos kur është fjala për të lëvizur nga garacitë verbale, tek përforcime faktike në krahun verilindor. Konsensusi nuk do të zgjasë, përderisa administrata Obama nuk po shfaq një angazhim të qartë për të rivendosur një rol më të madh dhe më strategjik ushtarake në Evropë.

Infrastruktura ushtarake amerikane e Luftës së Ftohtë në Evropë duhet ri-gjallëruar, në një kohë që asetet fizike të shteteve anëtare, duhet të përforcohen me ngritjen e bazave të përhershme të SHBA dhe NATO-s në vendet më të ekspozuara, konkretisht shtetet balltike, Polonia dhe Rumania.

Përndryshe, nëse SHBA i përmbahet formulës së saj për “një udhëheqje prapa krahëve të Gjermanisë”, kjo do të jetë një tjetër pengesë, NATO do të vazhdojë të shkojë nga fryn era, dhe ne do vazhdojmë të humbasim kohë të çmuar për të rinovuar institucionin e vetëm permes fuqisë së kombinuar perëndimore, për të menaxhuar si duhet krizën.

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button