Analiza

NATO në vitin 2016 do të mblidhet në Varshavë, në vendin e “Paktit”

Le Monde

natuaUdhëheqësit e vendeve të NATO-s, të mbledhur gjatë dy ditëve në Uells miratuan një vendim shumë simbolik: samiti i ardhëshëm i Aleancës së Atlantikut do të zhvillohet në Varshavë në vitin 2016. “Qyteti ku traktati që mbante emrin e tij u krijua dhe u prish”, komentoi presidenti polak, Bronislaw Komorowski, duke nënkuptuar aleancën politike, ekonomike, ushtarake e firmosur në vitin 1955 midis BRSS dhe vendeve të Evropës qendrore. Traktati i Varshavës duhej të ishte një kundërpeshë përballë NATO-s. “Të mbash samitin në këtë qytet, ky është një vendim shumë i rëndësishëm”, theksoi Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut.

“Porta është e hapur”

Rasmussen ka njoftuar vendime të tjera, ndër të cilat afrimi i shpejtuar i organizatës së tij me Gjeorgjinë, e cila do të përfitojë një ndihmë për reformën e ushtrisë së saj. “Askush nuk mund të kundërshtojë zgjerimin e NATO-s”, ka shtuar ai duke nënkuptuar qartë qëndrimin e Moskës, e cila acarohet në çdo njoftim për një afrim të mundshëm midis evropianëve dhe një nga ish-vendet satelite të ish Bashkimit Sovjetik. “Porta është e hapur dhe çdo vend do të gjykohet sipas meritave të tij”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm. Organizata do të ketë krijimin e partneriteteve të fortë një prej prioriteteve të saj, “për të forcuar sigurinë e botës”.

Një “Inisiativë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes” do të shtrihet në Gjeorgji, por gjithashtu në Moldavi dhe në Jordani. Libia në se situata e brëndshme stabilizohet, do të mund gjithashtu të përfitojë një mbështetje konkrete. Edhe për Irakun, nëse qeveria irakene formulon një kërkesë. Negociatat për antarësim do të hapen me Malin e Zi në vitin 2015.

Lidhur me një implikim eventual të NATO-s në luftën e armatosur kundër shtetit islamik, Rasmussen është treguar i kujdesshëm. Sipas tij ka një veprim “mirëseardhje” të disa shteteve anëtarë dhe nga ana tjetër, çështjen e një mbështetje dhe të një misioni specifik të Aleancës, “në një vend në të cilin aleanca ka eksperiencën”, ka shpjeguar ai.

Deri në vitin 2011 ajo ka realizuar një mision trajnimi të ushtrisë. NATO mund “të koordinojë përpjekjet” të aleatëve përballë terroristëve të Shtetit Islamik dhe të japë për shembull, një mbështetje në fushën e transportit ajror. Organizata shpreson gjithashtu të implikohet më shumë në luftën kundra luftëtarëve të xhihad-it, e cila përfaqëson tashmë “një temë reale të shqetësimit” për NATO-n.

Leave a Reply

Back to top button