Analiza

NATO për një botë të rrezikshme

Wall Street Journal
NATOAgresioni i Rusisë e ka bërë të qartë. Neve na duhet një Aleancë që është e gatshme, e shpejtë dhe më tepër fleksibile. Të dy jemi rritur nën hijen e Luftës së Ftohtë, në anë të kundërta të Atlantikut, dhe e mbajmë mend ditën e jashtëzakonshme kur është rrëzuar Muri i NATOBerlinit. Deri në atë ditë, NATO e kishte mbajtur Luftën e Ftohtë të atillë që të mos bëhet më e nxehtë,
Pas asaj dite, lufta në Europë dukej vështirë e imagjinueshme, pasi ish-armiqtë u bënë aleatë të NATO dhe u punua për ndërtimin e partneritetit të ri me Rusinë. Tash, një periudhë e paprecedent e paqes është sfiduar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Për të parën herë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një shtet europian ka plaçkitur pjesë të tokës së tjetrit me forcë.
Ditë pas ditësh, ne shohim dëshmi të pranisë shkatërruese ruse brenda Ukrainës, tubimin e trupave të gatshme luftarake rreth kufijve të saj dhe përpjekje cinike për ta paraqitur Rusinë si dërguese të ndihmës humanitare.
Rrëzimi tragjik i aeroplanit malajzian të udhëtarëve, MH17, i tregoi shumë qartas pasojat globale të aksioneve të papërgjegjshme të Rusisë. Por rreziqet e vitit 2014 dallojnë nga kërcënimet e Luftës së Ftohtë: ato janë më të shumëfishta dhe më tepër tinëzare.
Jostabiliteti kërcënohet në jug, me një hark të krizave që përhapen nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme. Rusia zbaton një luftë hibride, me ushtrime të papritura, komando sekrete dhe raketa të kontrabanduara.
Në këtë botë të ndryshuar, misioni fundamental i NATO-s mbetet i njëjtë: për ta mbrojtur territorin, popullatat dhe vlerat e përbashkëta të të gjithë anëtarëve. Përkushtimi ynë për mbrojtje kolektive mbetet i fortë si guri. Puna jonë si përfaqësues të lartë politikë dhe ushtarakë të NATO-s, është që të bëhet e sigurt se Aleanca mund t’i mbrojë të gjithë aleatët kundër çfarëdo kërcënimi.
Tashmë, NATO i ka dyfishuar misionet ajrore-policore, ka vendosur më tepër anije në Detin e Zi dhe Baltik, dhe ka zhvilluar më tepër ushtrime në Europën Lindore. Të 28 anëtarët po kontribuojnë në këto përpjekje mbrojtëse. Gjatë pak javëve, në samitin e NATO-s në Uells, do të ndërmerren hapa që NATO të bëhet më e gatshme, e shpejtë dhe më tepër fleksibile për shqyrtimin e sfidave të ardhshme, pavarësisht se prej nga vijnë. Plani Aksional i Gatishmërisë do të ketë tre komponentë kryesorë.
Së pari, ne duhet të ndërtojmë më tutje mbi hapat që tashmë janë ndërmarrë, për t’i siguruar aleatët e NATO-s që të jenë më të qëndrueshëm për një periudhë më të gjatë.
E dyta, na duhet prania e forcave të NATO-s në Europën Lindore, aq gjatë sa të jetë e nevojshme. E treta, na duhet të avancojmë elementet e kapaciteteve tona për reagim të shpejtë, që njihet me emrin Forca Përgjegjëse e NATO-s, për t’i bërë ato më të afta, për vendosje edhe më të shpejtë edhe menjëherë pas shenjave të para të problemeve, para se konflikti të shpërthejë.
Shpejtësia është në esencë të zmbrapsjes së kërcënimeve të befasishme përgjatë kufijve të NATO-s. Duke i pasur kapacitetet e duhura, në vendin e duhur, në kohën e duhur, mund të ndryshojë raporti ndërmjet kërcënimit dhe sigurisë, ndërmjet luftës dhe paqes.
Jemi të bindur se këto masa janë të domosdoshme për miratim, për shkak të një bote të rrezikshme dhe për t’iu përgjigjur lojës së dyfishtë të Rusisë. Ne vazhdojmë të kërkojmë nga Rusia që të bëjë zgjedhje të përgjegjshme: t’i tërheqë trupat e saj, të mos i shfrytëzojë taktikat hibride të luftës dhe të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar dhe me qeverinë e Ukrainës, për gjetjen e zgjidhjes politike për krizën.
Në samitin e Uellsit, ne do të dërgojmë mesazh të qartë: sot dhe në të ardhmen, NATO do të thotë- një për të gjithë, të gjithë për një!
*Anders Fogh Rasmussen është Sekretar i Përgjithshëm i NATO, dhe Philip Breedlove, Komandant Suprem i NATO. /Marre nga MAPO.AL/

Leave a Reply

Back to top button