Të varfërit kërkojnë të arrijnë Perëndimin sepse aspirojnë për mirëqenie. Vendeve të pasura nuk u mbetet gjë tjetër përveçse të mësojnë të ndajnë, apo të bëjnë barrikadë prapa një muri
Historia e njerëzimit mund të ndahet sipas linjave të mëdha në tri faza: në fillim qenë të gjithë të varfër, më pas disa janë bërë të pasur dhe tani të varfërit shkojnë aty ku janë të pasurit. Për këtë arsye mund të themi se kriza e refugjatëve është shumë më tepër se një fazë tranzitore. Shënon fundin e një epok tipari dallues i së cilës ka qenë mirëqenia në rritje e Perëndimit, që i shiste makina dhe pajisje Kinës, i siguronte lëndët e para në Afrikë, asgjësonte anijet e vjetra të tij në brigjet e Indisë dhe i derdhte mbeturinat e tij në detet e gjithë planetit. Një pjesë e votës ka gëzuar një mirëqenie të paprecedent dhe e ka quajtur këtë globalizim. Por tani në një farë mënyre globalizimi po e ndryshon kursi: papritmas pjesa tjetër e botës, ajo më e varfëra, shkon drejt Perëndimit, pasi këtu nuk ka luftëra. Kështu me çdo karvan të ri dhe me çdo varkë të re me refugjatë, pabarazitë midis të varfërve dhe të pasurve, midis “atyre” dhe “neve”, bëhen më të dukshme. Dhe me çdo karvan e me çdo varkë, ata që duan të mbyllin kufijtë këmbëngulin që gjithçka të mbesë si më parë.
Agresioni ndaj njerëzve që duan të marrin pjesë në mirëqenien e Perëndimit është filli që lidh Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, Marine Le Pen në Francë, Nigel Farage në Mbretërinë e Bashkuar dhe Frauke Petry në Gjermani. Domethënë, një agresion që bën bashkë …
[real3dflipbook id=”1156″] |