Motivuese

Ndjekja e rrahjeve të zemrës e bën jetën SPECIALE

Perceptimi me zemër është një art që na lejon të shohim përtej asaj që dukshet dhe të shijojmë ndjenjat në plotësinë e tyre

Të dëgjuarit nuk është vetëm ajo që ka të bëjë me tingujt dhe zhurmat që vijnë nga jashtë. Të dëgjosh gjithashtu do të thotë të perceptosh atë që të tregon zemra, të jesh në një mendje me atë zë që shkon përtej drojës, frikës dhe paragjykimeve, atij zëri autentik dhe të pa filtruar, i vetmi që mund të prekë realitetin dhe të përjetojë të gjitha aspektet e tij.

Megjithatë, ndjekja e rrahjeve të zemrës, ajo që e bën jetën të veçantë, nuk është një art për të gjithë, sepse ka ende shumë njerëz që nuk dinë ta kultivojnë dhe shfrytëzojnë atë, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Heshtja ose zhurmat shurdhuese që vijnë nga jashtë dhe që na largojnë nga të gjitha gjërat që mund të na bëjnë të lumtur, preferohen para pëshpëritjeve që vijnë nga gjoksi.

Kështu, shumë shpesh ndjekim thirrjen e gjërave të menjëhershme dhe kalimtare, pa u kushtuar vëmendjen e duhur të tjerave, të voglave, atyre që karakterizojnë jetën tonë dhe që janë burimi i vetëm dhe i madh i lumturisë. Dhe nëse do të dëgjonim zemrën, do të ishte e lehtë të kuptonim se vetëm atre gjërave duhet t’i japim gjithmonë rëndësi.

Meqenëse nuk është thelbësore të shikojmë ose të dëgjojmë, ne duhet të shkojmë përtej të dukshmes për të perceptuar botën përreth nesh dhe të gjitha nuancat e saj fantastike, ato që u zbulohen vetëm atyre që përdorin zemrën për të komunikuar me jashtë. Si një lloj radari i brendshëm, një shqisë e gjashtë shumë e fuqishme, ajo na udhëzon të zbulojmë fytyrën e vërtetë të njerëzve, situatat që na rrethojnë dhe energjinë që lëviz gjithë botën.

Ndjekja e zemrës është një art që na lejon të hapim veten ndaj të gjitha gjërave të padukshme me një ndjeshmëri të fortë. Ta dëgjosh do të thotë të akordohesh në të gjitha shqisat dhe ndjenjat, dashurinë për jetën dhe intuitën për një interpretim më të thellë të asaj që ne dimë të shohim.

Një perceptim aq sublim, saqë është më shumë sesa të dish të njohësh, dhe kjo na jep një vetëdije të ndryshme për jetën dhe ndjenjat tona. Shkathtësia më e madhe, më e pastër dhe më e lartë që një qenie njerëzore mund të zhvillojë: ndjekja e zemrës e bën jetën magjike dhe unike, nuk duhet ta vonojmë këtë moment.

Back to top button