Psikologji

 “Ndonjëherë zemra do të të copëtohet në mijëra pjesë”. Mos e humbni këtë material motivues

“Dhimbja kur të thyhet zemra, nuk është në thelb një proces emocional dhe psikologjik. Më tepër ajo është një proces fizik. Në njëfarë mënyrë, kushdo përpiqet të vrasë diçka që është bërë tashmë pjesë e vetes së vetë. Mendohet se mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje, është duke mos e menduar personin tjetër, por kjo është është e pamundur. Është e pamundur të harrosh dikë që ke dashur me shpirt.

Nga ana tjetër, kur të thyhet zemra, të rrënohet edhe vetëvlerësimi. Mendon sikur nuk je i aftë për asgjë, sikur nuk je i mjaftueshëm për gjithë njerëzit që të rrethojnë, por nuk duhet të jetë kështu. Ajo që duhet të mendosh, është se kjo gjë u ndodh të gjithëve. Edhe personat mjaft të pasur dhe mjaft të paraqitshëm marrin dhimbje në dashuri. Kjo gjë nuk po të ndodh vetëm ty, ndaj binde veten për këtë gjë. Ec përpara në jetë. Bëj çdo gjë që ke bërë edhe më parë. Dil. Njih njerëz të rinj. Mos i mbyll mundësitë për të nisur diçka të re me dikë tjetër, thjesht sepse me dikë nuk funksionoi çdo gjë siç e prisje.

Dashurohu përsëri. Pasi ke njohur dikë dhe ke nisur ta duash, dashuroje me gjithë zemrën tënde. Mos u frikëso nga ndarja. Edhe nëse ndahesh dhe lëndohesh sërish, mos u ndje aspak keq. Të paktën e përjetove dashurinë. Ka njerëz që nuk e përjetojnë kurrë atë. Të kesh dashur dikë dhe të lëndohesh është shumë më mirë se të mos kesh dashur asnjëherë.

Mendo se për çfarëdo arsye që mund të jeni ndarë dhe zemra jote të jetë copëtuar, ti ke dashuruar me zemër dhe në fund, je larguar nga dikush që nuk të meritonte. Nëse do të ishte i duhuri dhe do të donte po aq sa e doje ti atë, do të luftonte për ty. Kupto se jo çdo largim i një personi nga jeta jote, është një humbje…”. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button