Enciklopedike

Ndonjëherë zgjohem në mes të natës, por nuk lëviz dot. Ja se pse…

Screen Shot 2015-02-01 at 6.42.13 PM

Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta. Në disa raste, ai që vuan mund të përjetojë haluçinacione të dëgjimit, prekjes apo shikimit. Kjo gjendje është e lidhur ngushtë me paralizën normale që ndodh gjatë fazës REM të gjumit, e quajtur atonia e muskujve, në të cilën trupi paralizohet për të penguar një person që të kryejë aktivitetet që sheh në ëndërr, si për shembull lëvizja e këmbëve në rast se në ëndërr është duke vrapuar. Disa shkencëtarë besojnë se është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon. Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin post-sinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë se narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje. Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë gjatë jetës.
Një prej aspekteve më interesantë të paralizës së gjumit janë llojet e ndryshëm të haluçinacioneve që shoqërojnë zakonisht këtë gjendje. Shpesh herë, ata që vuajnë ndiejnë se ka një prani keqdashëse aty pranë, që i mban poshtë duke u qëndruar mbi kraharor. Gjithashtu, nuk është e pazakontë që njerëz të ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u përthyhen gjymtyrët. Veç kësaj, ka patur raportime për tinguj të ndryshëm, si ulërima e fërshëllima, ndonjëherë të shoqëruar nga ndjesi të çuditshme të trupit, si therje apo mpirje. Raportohet gjithashtu për tinguj të një natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni.

Leave a Reply

Back to top button