Horizonti.al

‘Ndragheta përballë Papës

screen-shot-2016-09-16-at-19-35-48

Mafiozët e konsiderojnë veten katolikë të devotshëm. Me t’u ngritur në rangje, ata i dedikohen jetës së krimit duke u betuar mbi Bibël. Ata kanë gjithashtu ungjij në bunkerët e tyre të nëndheshëm. Klerikët i kanë mbështetur, duke dëshmuar shpesh herë për ta në gjyqe. Madje Papa Benedikti pagëzoi vajzën e një lideri të ‘Ndraghetës në Shën Pjetër. Po kështu, Banka e Vatikanit ka qenë pjesë e skemave të pastrimit të parave për mafiat në të kaluarën.

Por gjërat mund të kenë ndryshuar me Papa Franceskun. Në qershor 2014, Papa udhëtoi në Kalabri për të vajtuar humbjen e Coco Campolongos, një djalë që u vra prej mafiozëve. Coco kish lindur mes Mafias dhe ishte zënë në zjarrin e vrasësve të gjyshit të tij. Trupi i tij i mbushur me plumba ishte gjetur pranë atij të gjyshit në një makinë të djegur. Papa Francesku kish kërkuar që vrasësit të dilnin dhe të pendoheshin. Kur askush nuk e bëri, ai denoncoi të gjithë anëtarët e Mafias, duke thënë: “‘Ndragheta janë adhurimi i djallit dhe të keqes. Mafiozët nuk janë me Zotin. Ata janë të shkishëruar!”

Francesku ishte Papa i parë që shkishëroi Mafian, dhe pasojat e plota ende nuk dihen. Në 1993, Papa Gjon Pali II kishte denoncuar Mafian Siciliane, duke u bërë i pari Papë që ka përdorur fjalën Mafia në publik.

Cosa Nostra vuri bomba në kisha në shenjë hakmarrjeje, por shumë mafiozë u reformuan, duke u bërë informatorë. Pas shkishërimit, ‘Ndragheta ka qenë e qetë, ndonëse ata mudn të mos e marrin si ligj fjalën e Papës. Një zëdhënës i Vatikanit tha se shkishërimi formal kërkon një proces ligjor formal./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=l0ISzpyMGE0

Leave a Reply

Back to top button