Horizonti.al

‘Ndrangheta  – Shoqëria e fshehtë (Dhe një ritual pranimi mafiozësh i kapur në kamera-Video)

Screen Shot 2016-09-05 at 12.08.33‘Ndragheta janë një federatë familjesh mafioze që janë bashkuar për t’u koordinuar mes tyre, por që përgjithësisht janë të pavarura. me Cosa Nostran, nëse pret kokën, trupi vdes. Por ‘Ndragheta është më shumë si Hidra në mitologjinë greke, gjarpëri me shumë koka, të cilit i rriteshin dy koka, për cdo një që i prisje. Autoritetet nuk kanë patur fat për të bërë që pjesëtarët e ‘Ndraghetas të spiunojnë njëri-tjetrin, për shkak se të gjithë pjesëtarët e kësaj mafie janë familje në kuptimin e plotëtë fjalës, ndryshe nga Cosa Nostra që pranon edhe të huaj si “familje”.

Duke qenë se anëtarësimi në ‘Ndragheta është i kufizuar tek të afërmit, bosët përpiqen që të maksimizojnë numrin e pasardhësve të tyre. ‘Ndragheta operon si një shoqëri e fshehtë. Në vitin 2014, detektivët italianë regjistruan pamje të rralla të një betimi të Mafias. Anëtarët e rinj betohen përpara një arme dhe një pilule vetëvrasjeje, të cilën betohen se do e përdorin, nëse do të kapen ndonjëherë.

‘Ndragheta ka edhe sistemin e vet të kriptuar të mesazheve. Autoritetet zbuluan së fundi “Gurin e Rozetës”, një libër shënimesh i kuq, në shtëpinë e një mafiozi. Libri ishte kaq i rëndësishëm, saqë edhe informatorët e mafias refuzuan ta përkthejnë. Me kalimin e kohës, u bë i mundur zbërthimi i kodit. Arrestimet që pasuan i dhanë një goditje ë fortë mafias, por plagët e tyre shërohen shpejt.

Leave a Reply

Back to top button