Histori

Ndryshimet klimatike dhe Xhengis Khani

screen-shot-2016-10-18-at-10-15-22-am

Pas rënies së Romës, famëkeqi Xhengis Khan zuri vendin e tij në shkaktimin e frikës në zemrat e njerëzve të vendeve të rrezikuara. Megjithatë, po të mos qe për një klimë të favorshme, Khani s’do të ishte kurrë në gjendje të krijonte perandorinë e tij të madhe. Në fund të viteve 1100, thatësira intensive e shkatërroi Mongolinë para mbretërimit të Xhengis Khanit, por gjatë viteve 1211-1225, reshje jashtëzakonisht të mëdha dhe një klimë e favorshme i bëri pjellore tokat mongole, duke i mundësuar mijëra kuajve mongolë të ushqehen mirë, dhe të jenë kësisoj në gjendje të përballonin fushatat ushtarake kundër Azisë dhe Evropës.

Në anën tjetër, ndërsa tokat pjellore të Mongolisë nxitën zgjerimin e tyre të shpejtë, e mbajtën Khanin jashtë Kinës gjatë gjithë mbretërimit të tij, pasi kinezët e dinastisë jugore Song lulëzuan si pasojë e klimës së ngrohtë dhe patën burime të mjaftueshme për të mbajtur Khanin larg. Ndërsa një ndryshim i favorshëm klimatik i mundësoi Khanit të bëhej i fuqishëm, ai la vërtët një shenjë tek klima, pasi lëshoi në atmosfera sasinë e mjaftueshme të dioksidit të karbonit sa është dëmi që shkakton sot nafta gjatë një viti. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button