Histori

Ndryshimet klimatike i lejuan Mbretërisë së Spanjës të nënshtrojë Amerikat

screen-shot-2016-10-18-at-10-16-39-amPa dijeninë e konkuistadorëve spanjolle, që për herë të parë filluan pushtimet e tyre në hemisferën perëndimore, klima e Amerikave u lejoi atyre t’i pushtojnë këto të fundit pa shumë rezistencë. Konkuistadorët mbërritën në kohën e përsosur, pasi qytetërimet vendase po degradonin për shkak të thatësirave të rënda.

Majat arritën kulmin e tyre gjatë viteve 440-660 të Erës Sonë, kur kushtet klimatike me lagështi i lejuan të lulëzojnë, por gjatë viteve 660-1000, Majat iu nënshtruan thatësirave të shumta e të rënda, të cilat shkatërruan perandorinë e tyre. Kur mbërritën konkuistadorët, Majat nuk qenë në gjendje të mbronin veten e tyre.

Aztekët gjithashtu pësuan një rënie, për shkak të një mega-thatësire që i goditi në shekullin e XVI-të. Kur ata u pushtuan në vitin 1519, kishte plot 25 milionë njerëz që jetonin në territorin e Meksikës së sotme. Një shekull më vonë, numëroheshin vetëm 1.2 milionë prej tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button