Ngrohja globale ngjall imazhe të korrash të mangëta dhe të deteve që fryhen. Ashtu si një gjigand i fjetur që e shpojnë gjithnjë e më shpesh, ajo që gjeologët e quajnë gjeosferë – pjesa e jashtme e Tokës – rrotullohet dhe lëviz si përgjigje ndaj ndryshimeve drastikë të klimës, duke shkaktuar tërmete, cunamë dhe duke provokuar madje edhe shpërthime vullkanike
Tashmë janë të njohur titujt e gazetave që parashikojnë pasojat e ndryshimeve klimatike: kushte meteorologjikë ekstremë, përmbytje dhe zhdukje. Por studimet e kohëve më të fundit nxjerrin në dritë në mënyrë gjithnjë e më të gjallë se kur klima pëson një ndryshim serioz, përfshin edhe tokën e thatë. Ashtu si një gjigand i fjetur që e shpojnë gjithnjë e më shpesh, ajo që gjeologët e quajnë gjeosferë – pjesa e jashtme e Tokës – rrotullohet dhe lëviz si përgjigje ndaj ndryshimeve drastikë të klimës, duke shkaktuar tërmete, cunamë dhe duke provokuar madje edhe shpërthime vullkanike.
Motorri i këtij reagimi befasues dhe shpesh herë të injoruar është një prej substancave më të pranishme të Planetit tonë: uji. Gjatë dy milionë viteve të fundit shpërndarja globale e ujit ka pësuar ndryshime shumë të mëdhenj ndërkohë që bota jonë ka rreth 50 herë nga një gjendje akullnaje në një gjendje serre dhe e anasjellta. Sasi shumë të mëdha uji janë gjetur të bllokuara në shtresa gjigande akulli në lartësitë më të mëdha kur Planeti ftohej, për t’u fundosur prapë pastaj në basenet e oqeaneve, kur temperaturat rriteshin sërish. Uji është i rëndë dhe ka shumë. Madje, ka kaq shumë, saqë sasia totale e ujit në sipërfaqen e Planetit arrin një numër të paimagjinueshëm tonelatash: diçka e ngjashme me 135 të pasuar nga katërmbëdhjetë zero. Sa herë që është kaluar nga i ftohti i një epoke akullnajash në kushte më të ngrohtë dhe e anasjellta, pothuajse 4 përqind e kësaj mase është zhvendosur mes poleve në akull dhe oqeaneve: një joshje kjo më se e mjaftueshme për të stimuluar një reagim energjik të Tokës.
Tani që shtresat e mëdha të akullit në ekstremitetet e veriut dhe jugut të Tokës po fundosen dhe po shpërbëhen me shpejtësi dhe që niveli i deteve rritet pashmangshmërisht, makthi që ende nuk ka mbërritur në faqet e para të gazetave është se ky ndryshim i klimës i shaktuar prej njeriut mund të zgjojë gjigandin e fjetur nën këmbët tona. Rrezikojmë t’u lëmë bijve dhe nipërve tanë një botë jo vetëm shumë më të nxehtë, por edhe më të paqëndrueshme nga pikëpamja gjeologjike.
Shenja alarmi
Niveli i shqetësimit është i tillë që, për herë të parë, Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC), në raportin e tij të vitit 2011 mbi ngjarjet ekstreme, ka folur për mundësinë që ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë një reaksion gjeologjik. Një rrezik i vërtetë është që, nëse ka një pjesë të tokës hsumë pranë carjes apo një vullkan gati për të shpërthyer, apo një masë shkëmbi në pikën e rrëshkitjes, edhe një stimul shumë i vogël mund të shkaktojë precipitimin e situatës.
Ndonëse temperaturat mesatare globale janë rritur me pothuajse 0.8 gradë që nga viti 1900, ngrohja globale mund të ketë filluar tashmë së provokuari këtë stimul. Nuk të habit fakti që sinjalet e parë jepen në lartësitë më të mëdha, mbi të gjitha në Alaskë. Ky shtet i SHBA ka një rol të ngjashëm me atë të kanarinave në miniera (në të kaluarën, zogjtë përdoreshin si sisteme primitivë alarmi, duke qenë se në prani të gazrave toksikë, mbeteshin të shtangur apo ngordhnin, duke lajmëruar minatorët), duke qenë se është i mbushur me akuj në shkrirje apo shkarje toke. Ofron mundësinë për ndërveprimin mes këtyre dy faktorëve duke parë që klima lokale ngrohet shumë më shpejt se sa në pjesën tjetër të Tokës.
Pesha shumë e madhe e ujit në akullnajat e Alaskës ka kontribuar për të zbutur aktivitetin sizmik, thjeshtë duke rënduar mbi vijat nëntokësore dhe duke zbutur lëvizjet e tyre. Megjithatë, kohët e fundit, shpejtësia e zvogëlimit të akujve ka qenë e mahnitshme: për shembull, fusha e akullit Bagley në jug të shtetit, ka humbur ndoshta një kilometër trashësi që nga fillimi i shekullit të njëzetë. Me zhdukjen e akullit është ngadalësuar presioni mbi shtresat e tokës poshtë, të cilat kështu mund të lëvizin më lirisht dhe mund të shkaktojnë një rritje të sizmave në lartësi më të madhe.
Po të kthehemi pas në kohë, bëhet fjalë për po të njëjtin reaksion që pasoi tërheqjen e shtresave të mëdha të akullit që mbulonin një pjesë të madhe të Europës veriore, të Amerikës së Veriut dhe Azisë veriore pak më shumë se 10 mijë vjet më parë. Zhdukja e tyre favorizoi tërmete të mëdhenj me magnitudë 8 ballë që tronditën Skandinavinë dhe të tjerë dhe që shkundën nga vendi Kanadanë, pasi korja, një herë që u lirua, nisi të zgjerohet me shpejtësi. Mijëra vite më vonë, struktura e aktivitetit sizmik në Europë dhe në Amerikën e Veriut mund të jenë sërish një trashëgimi e kësaj kundërgoditjeje post-akullnajore.
Tërmete të përhapur
Kështu, teksa veprimtaria e njeriut vazhdon të rrisë temperaturat, nuk do të ishte aspak befasuese po të vërehej një rritje e aktivitetit sizmik edhe jashtë Alaskës. Në mënyrë të vecantë në rajonet polarë të Tokës shkrirja dhe ulja e trashësisë së akujve arktikë dhe antarktikë po fillon që tani të clirojë koren e Tokës nën ta: Aktualisht, Groenland po rritet në nivel me një ritëm disa centimetra në vit. Ka të paktën një studim që thotë se ky rajon shumë i madh është i qetë nga pikëpamja sizmike vetëm për shkak të peshës së akullit që e mbulon. Kjo qetësi mund të marrë fund brenda disa dekadave me rritjen e shpërbërjes së akujve dhe rënien e ngarkesës në koren që ndodhet nën ta. Në pjesë të tjera të botës mund të verifikohet një rritje e aktivitetit sizmik kudo ku ka masa të mëdha akulli që ndodhen mbi zona aktive të Tokës, si në Ande, në vargmalin neozelandez të Alpeve lindore dhe në Himalaje.
Edhe disa rajone që janë larg akujve mund të jenë në rrezik, nëse do të ketë rritje domethënëse të nivelit të deteve në 100 vitet e ardhshëm. Megjithatë, mund të ketë edhe ndonjë lajm të mirë. Me rimbushjen e baseneve oqeanikë, pesha e shtuar e ujit do të stabilizojë koren e tokës në fundin e oqeanit. Sidomos në ato zona ku një pllakë tektonike qëndron mbi tjetrën dhe ku zhvendosjet mund të provokojnë cunamë katastrofikë. Lajmi i keq është që po kështu i njëjti efekt mund të nxisë tërmete në pllakat korresponduese më pranë qyteteve bregdetarë, me rezultate ndoshta shkatërrimtarë.
Në këtë pikë nuk duhet të habieti teksa kuptojmë që ndryshimet e klimës po provokojnë që tani një rritje të shkarjeve, në momentin e shkrirjes së akullit dhe pjesëve të ngrira që mbajnë aktualisht shumë mure malorë. Sërish është Alaska zona në qendër të vëmendjes: në disa prej maleve më të famshëm të këtij shteti janë gjithnjë e më të shpeshta rrëshkitjet e shkëmbinjve dhe të akullit.
Cunamë atlantikë
Në brigjet e Oqeanit Atlantik rreziqet e ardhshëm mund të vijnë nga poshtë nivelit të detit dhe jo nga lartë. Në fakt, tërmetet e provokuar nga rritja e Groenlandës mund të shkaktojnë shkarje nënujore në shtratin e Atlantikut verior, në gjendje të shkaktojnë cunamë që do të vazhdonin drejt brigjeve islandezë, të Europës veriore dhe të Amerikës Veriore.
Nuk do të ishte hera e parë. Pothuajse 7 mijë vjet më parë lëkundjet sizmike që erdhën prej ngritjes postakullnajore të Skandinavisë shkaktuan rrëshkitjen dhe prurjen e një mase gjigande sedimentesh drejt skarpatës kontinentale përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë. Cunami që pasoi kishte një lartësi 25 metra kur u përplas në ishujt Shetland dhe ishte ende 6 metra i lartë kur përmbyti brigjet e Detit të Veriut në Skoci dhe Anglinë veriore.
Atëherë do të kemi më shumë tërmete dhe më shumë shkarje. Po vullkanët? Një Tokë më e ngrohtë nënkupton një rritje të veprimtarisë së tyre? Eshtë shumë e mundur. Në juglindje të Islandës, akullnaja Vatnajokull është duke u tërhequr dhe pjesa e tokës nën të, si pasojë, po clirohet. Akullnaja që po zvogëlohet aktualisht mbullon vullkanet Eyjafjallajökull dhe Grimsvötn, shpërthimet e fundit të të cilëve shkaktuan vitin që kaloi probleme shumë të mëdhenj për trafikun ajror.
Studime të fundit të bazuar në modele parashikojnë që me tërheqjen e akujve dhe rënien e ngarkesës mbi shkëmbinjtë e nxehtë që ndodhen nën ta, shkrirja do të përshpejtohet dhe, në fund, do të prodhohet magmë e mjaftueshme për të patur tre shpërthime të vegjël brenda një shekulli. Dhe tre janë shumë për popullsinë e Islandës dhe për linjat ajrore ndërkombëtare.
Edhe vullkanët e Alaskës, të gadishullit rus të Kamchatkas në pjesën perëndimore të Amerikës Veriore, të Andeve dhe të Zelandës së Re shohin të zvogëlohen akujt që i mbulojnë. Këtu, zhdukja e mbështetjes akullnajore mund të jetë e mjaftueshme për një shembje të shpateve, duke sjellë si pasojë rrëshkitje gjigandeske. Më tej, infiltrimi i ujit të shkrirë mund të vijë në kontakt me magmën e ndezur që ndodhet nën tokë dhe do të ishte një takim shpërthyes.
Por edhe vullkanët në lartësi më të vogla dhe në klima më të ngrohta nuk janë imunë ndaj efekteve të ndryshimeve të klimës, efekte që janë të shkaktuar prej njeriut. Më shumë se gjysma e pothuajse 1500 vullkanëve që janë aktivë në planetin tonë formojnë ishuj apo ndodhen në brigje. Ata janë të ndjeshëm ndaj cdo lloj ndryshimi në forcat që ushtrojnë oqeanet në rritjen e nivelit të deteve. Sic e ka demonstruar tashmë vullkani Pavlof në Alaskë, nuk duhet shumë në këta raste për t’u dhënë zjarr tymrave. Duhet thënë se situata është në tërësi shqetësuese por ka gjithësesi nëj fije shprese.
Ndoshta, nëse ndryshimet e klimës do të provokojnë disa shpërthime të mëdhenj të përqëndruar në një periudhë të shkurtër kohe, gazrat e squfurit që si pasojë do të clirohen në atmosferë do ta ftohin planetin, duke qenë se janë eficientë në përthithjen e rrezatimit diellor apo në ripasqyrimin e tij në hapësirë. Fatkeqësisht, duke parë që gazrat do të qëndrojnë në atmosferë vetëm për pak vite, clirimi që do të na sjellin do të jetë jetëshkurtër. Dhe, me të mëbrritur në atë pikë, cfarëdolloj ngjarje vullkanike – gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për një supershpërthim – do të jetë shumë pak dhe shumë vonë.