Horizonti.al

NE BOTEN E MAJAVE / Një flijim mbretëror: T’u ofrosh gjakun Zotave

Screen Shot 2015-12-13 at 8.19.23 PM

“Popol Vuh”, Libri i shenjtë i Majave rrëfen historinë e vendimit të Zotit për të krijuar njeriun, një qenie, dhuratat, lutjet dhe flijimet e të cilit do t’i garantonin atij ushqim të mjaftueshëm për të rigjeneruar dhe mbajtur kozmosin.

Me këtë pikëpamje për botën, Majat e lashtë nuk hezitonin të derdhnin gjak për të kënaqur zotat dhe kështu të garantonin vazhdimësinë e universit. Derdhja e gjakut, një prej ngjarjeve kryesore në legjendat e krijimit të Majave, ishte gjithmonë e pranishme në ritualet e tyre. Përvec flijimit të shpeshtë të të burgosurve të kapur në luftë, rituali më i rëndësishëm ishte vetëflijimi i mbretërorëve, duke qenë se gjaku i tyre ishte shumë më i fuqishëm se sa ai i vdekatarëve të tjerë. Në aktivitete të mëdha shtetërore, si kurorëzimet, martesat dhe lidhjen e aleancave, mbretërit dhe mbretëreshat kalonin brirë të mprehur në gjuhën apo në organet e tyre gjenitale. Gjaku që ata derdhnin mblidhej në letra dhe digjej, me qëllim që tymi t’ua conte këtë dhuratë zotave./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button