HistoriHorizonti.al

Në Britaninë e shekullit XVIII, botoheshin guida për shtëpitë publike

Seria: Faktet historike, që i keni mësuar gabim në shkollë

Në mesin e shekullit XVIII në Londër dhe në qytete të tjera britanike, botoheshin rregullisht guida që e orietonin lexuesin drejt shtëpive publike dhe prostitutave të veçanta. Këto manuale, përmbanin në shumicën e rasteve atributet fizike të grave, shërbimet e ofruara prej tyre dhe vlerësimet e klientëve.

Një guidë e tillë, ‘Harris’s List of Covent Garden Ladies”, u publikua në një botim vjetor nga vitit 1757 deri më 1795. Guida të tilla në rrugë, ishin shpesh të hapura në përshkrimet e zonjave që punonin në shtëpitë publike, përfshirë identitetin e disa prej klientëve të tyre të kënaqur. Midis tyre në kohë të ndryshme ishin Duka i Jorkut (vëllai i mbretit britanik Xhorxhi III), Xhejms Bozuell dhe Mbreti Xhorxhi IV. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button