Histori

Në emër të Orfeut

Çfarë ishte ofrizmi, nga i cili Pitagora merrte frymëzim për teoritë mbi migrimin e shpirtit dhe për rregullat e jetës brenda shkollës së tij? Përgjigja nuk është e thjeshtë, nga momenti që historianë dhe studiues nuk bien dakord. Nëse disa e reduktojnë në një shprehje të kufizuar letrare dhe filozofike, të tjerë e interpretojnë si një lëvizje fetare me iniciim, që u përhap në Greqi në shekullin VI.

Ballkanike

Themeluesi i saj mendohet të ketë qenë Orfeu, poet me origjinë nga Trakia (skaji juglindor i Gadishullit Ballkanik), bir, sipas mitologjisë, i një muze dhe hyut Apollon. Sekti tërhiqte gjithë ata që dëshironin të jetonin të frymëzuar prej shkrimeve të poetit mitik: lexonin një doktrinë të çlirimit të shpirtit nga burgu i trupit, përmes purifikimit gjatë ciklit të rimishërimeve. Kjo shënonte një ndarje me fenë tradicionale greke, ku njerëzit dhe hyjnitë nuk kishin asgjë të përbashkët: shpirti, në fakt, sipas Orfeut, përbënte një element hyjnor dhe të pavdekshëm. /bota.al

https://www.bota.al/2017/05/te-gjithe-sekretet-e-pitagores/

Leave a Reply

Back to top button