Analiza

Në enklavat e Luftës së Shenjtë

Prania e grupeve radikale salafiste në Ballkan, nuk është një dukuri e kohëve të fundit. Gjatë luftës së viteve ’90, të paktën 5 mijë muxhahidinë dhe veteranë të luftës së Afganistanit, u dyndën për të luftuar përkrah muslimanëve të Bosnjës në Mostar, Sarajevë, Zenicë dhe Zhepçe, ku ishin inkuadruar në brigadën El-Muxhahid, njësi ku militonin të rinj të rekrutuar në Milano. Tek kjo brigadë bënte pjesë edhe Khalid Sheikh Muhamed, organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në Nju Jork…

Screen Shot 2015-06-10 at 2.11.11 PM

Gornja Maoca. Maoca, është një fshat rrëzë një kodre në Bosnjen Lindore, jo shumë larg nga Bërçko dhe kufiri me Kroacinë: qindra banorë, një grup kasollesh të rrënuara mes pyjeve skeletikë, si pasojë e dimrit. Këtu mund të mbërrihet përmes një shtegu të ngushtë, që shkon përgjatë një lumi të fryrë me baltë dhe trungje, që zvarriten në drejtim të rrymës si pasojë e shkrirjes së dëborës, kalon varrezat e braktisura serbe, ku kullosin një tufë delesh dhe përfundon tek këmbët e një xhamie me suvanë ende të patharë, e pajisur me 4 altoparlantë të drejtuar kah pikave kyçe:

[real3dflipbook id=”276″]


 

Screen Shot 2015-06-10 at 2.11.19 PM

Leave a Reply

Back to top button