Ha-Joon Chang
Që në zanafillën e kohës, qeniet njerëzore vuajtën në kaos dhe injorancë (që atëhere nuk kanëndryshuar shumë gjëra). Hwanoong, princi i mbretërisë qiellore, zbriti në Tokë për të vizituar vendin ku ndodhet sot Koreja dhe themeloi Qytetin e Zotit.
Brenda qytetit ai krijoi racën njerëzore, dhe i dha asaj ligjet dhe njohuritë mbi të bujqësinë, mjekësinë dhe artet. Një ditë Hwanoong-ut iu afrua një ari dhe një tigër. Ata kishin qenë dëshmitarë të asaj që ai kishte bërë, dhe duke parë se si kishte filluar të funksiononte bota, dëshironin të ndryshonin statusin e tyre dhe të bëheshin njerëz.
Hwanoong u premtoi atyre se – nëse shkonin në një shpellë, shmangnin rrezet e diellit dhehanin vetëm manul (hudhra) për 100 ditë – ai do t’i kthente në qenie njerëzore. Kafshët vendosën të ndiqnin udhëzimet dhe hynë në një shpellë shumë të thellë.
Por pas disa ditësh tigri u rebelua. “Kjo është qesharake. Unë nuk mund të jetoj duke ngrënënjë bimë me erë të keqe dhe gjethe të hidhura. Po iki”– tha ai dhe u largua nga shpella. Ariu rezistoi me dietën që iu rekomandua, dhe pas 100 ditësh u shndërrua në një grua të bukur, Woong–nyeo (arusha).
Ajo u martua me Hwanoong dhe pati një djalë që u bë mbreti i parë i Koresë, Dan–Goon. Pra kombi im, Koreja, u themelua nga hudhra, dhe kjo është më se e dukshme.…Nëse e keni jetuar gjithë jetën mes atyre që janë të fiksuar pas hudhrave, mund të mos e kuptoni se sa hudhra jeni duke ngrënë.
Kjo është ajo që më ndodhi në fundin e korrikut të vitit 1986, kur në moshën 22-vjeçare i hipa avionit nga Koreja për të shkuar dhe filluar studimet e mia në Universitetin e Kembrixhit.…Trauma e parë që përjetova kushte të bënte me ushqimin.
Në Kore më kishin paralajmëruar (nga librat, pasi pak koreanë kishin qenë atje vetë, se ushqimi në Britani nuk ishte më i miri i mundshëm). Por nuk e mendoja se do të ishte realisht aq i tmerrshëm…Kultura britanike e ushqimit në vitet 1980 ishte tepër konservatore. Britanikët nuk konsumin asgjë të panjohur. Ushqimi i konsideruar i huaj, shihej prej tyre me një skepticizëm thuajse fetar dhe me një neveri të madhe. Përveç ushqimeve kineze, indiane dhe italiane, të cilat ishin plotësisht të anglikanizuara dhe përgjithësisht me një cilësi të dobët, nuk kishte asnjë kuzhinë alternative, përveçse nëse shkoje në Soho apo në ndonjë zone tjetër të sofistikuar të Londrës.
Për mua, konservatorizmi britanik i ushqimit mishërohej në zinxhirin e dyqaneve “Pizzaland”, që sot është zhdukur ndërsa dikur dominonte. Duke e kuptuar se pica mund të jetë “e huaj”, menyja i joshte klientët me opsionin e një pice të mbushur me patate të skuqura.Natyrisht, si në të gjitha diskutimet mbi të huajt, ky qëndrim duket absurd kur analizohet sot.
Sot dreka e dashur e Krishtlindjeve në Britani përbëhet nga gjeli i detit (si në Amerikën e Veriut), patatet (si në Peru), karotat (si në Afganistan) dhe lakrat e Brukselit ( si në Belgjikë). Por kjo gjë nuk ka rëndësi. Asokohe britanikët nuk donin të kishin të bënin me të huajt.
Nga të gjithë përbërësit “e huaj”, armiku i tyre kombëtar dukej se ishte hudhra…Britania e sotme është bërë një vend i mrekullueshëm për të ngrënë. Londra i ka të gjitha – donerin dheqebapin turk, të lirë por me një shije të shkëlqyer, që mund të konsumohet dhe në orën 1 të mëngjesit, i përgatitur nga një shitës ambulant në rrugë; darkën japoneze kaiseki që për krahasim është shumë më e shtrenjtë; dhe gati çdo gjë tjetër.
Shijet variojnë nga gjellët koreane të veçanta dhe të pangatërrueshme në shije, deri tek gatimet polake plot kalori. Ju mund të zgjidhni midis kompleksitetit të pjatave peruane – me rrënjë iberike, aziatike dhe inkaso, por edhe shijes së thjeshtë të biftekut argjentinas.…
Që nga vitet 1980, ekonomia është bërë si kulinaria britanike e para viteve 1990. Një traditë –ekonomia neoklasike – është bërë i vetmi artikull në meny. Si të gjitha adresat e tjera, ajo ka pikat e saj të forta, por ka edhe kufizime serioze….Disa lexues mund të pyesin me tëdrejtë:Pse duhet të më interesojë mua, nëse një grup studiuesit kanë fituar një mentalitet mendje–ngushtë dhe angazhohen në një monokulturë intelektuale?
Përgjigja ime mund të fillojë nga vënia në dukje se vlerësimi i ekonomisë nuk i ngjashëm për shembull me vlerësimin e studimit të gjuhës norvegjeze apo identifikimin e planetëve të ngjashëm me Tokën që ndodhen qindra vite dritë larg nga këtu. Ekonomia ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të madh mbi jetën tonë.
Të gjithë e dimë se teoritë ekonomike ndikojnë tek politikat qeveritare për taksat, shpenzimet sociale, normat e interesit dhe rregulloret e tregut të punës, të cilat nga ana e tyre ndikojnë tekkushtet tona ekonomike individuale, por edhe tek kushtet e punës, pagat dhe tarifat e rimbursimit për shpenzimet tona, kreditë apo huatë studentore.
Por teoritë ekonomike diktojnë gjithashtu edhe perspektivën kolektive afatgjatë të një ekonomie, duke ndikuar tek politikat që përcaktojnë aftësinë e saj për t’u përfshirë në industri me një produktivitet të lartë, inovacion dhe një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. Por përtej kësaj:ekonomia nuk kufizohet vetëm në ndikimin e variablave ekonomike, si personale ashtu edhe kolektive. Prandaj duhet të ndryshojmë qasjen tonë.
Marrë nga libri “Ekonomia e ngrënshme” i Ha-Joon Chang. / “Linkiesta” – Bota.al