Fatkeqësia e Emma Perrier në takimin online me një mashkull, pati në fakt një fund të lumtur, falë një kthese të pazakontë të fatit. 34 vjeçarja me banim në Londër ishte duke shijuar një romancë në internet me një italian të panjohur, me flokë të zinj me emrin Ronaldo, kur kuptoi se diçka nuk shkonte. Për muaj të tërë, “Ronnie” kishte refuzuar të takohej personalisht. Gjithnjë e më shumë e mbushur me dyshime, Perrier bëri disa kërkime në internet dhe zbuloi se ishte në kurth: Një 53-vjeçar qeros, nga Stratford-upon-Avon kishte përdorur fotot e modelit turk Adem Guzel, në mënyrë që të fitonte simpatinë e Perrier. Zemërthyer, Perrieri i shkruajti Guzelit për ta paralajmëruar për mashtruesin. Ata filluan të bisedonin dhe ranë në dashuri, dhe sot jetojnë bashkë. “Kurthi im u sndërrua në mrekulli”, thotë Perrieri. / Bota.al
1 minute read