Analiza

Më në fund, BE miraton sanksionet e Nivelit 3

Le Monde

sanksioneNë përfundim të një jave negociata maratonë, të premten në darkë më 5 shtator, 28 anëtarët e Bashkimit Evropian ranë dakort për një seri sanksionesh shtesë kundra Rusisë. Sanksione të quajtura të nivelit të « 3 », me një impakt të fortë ekonomik.

Megjithatë kujdes : zbatimi i tyre nuk do të fillojë menjëherë . “Ka të ngjarë që të hënën më 8 shtator vendimi të merret nga kryetarët e shteteve. Do të shihet në se armë pushimi që u dekretua sot pas dite në Ukrainë, është i qëndrueshëm apo jo”, saktësoi një burim evropian, të premten në mbrëmje. “Ideja është që të kemi një shpatë të Demokleut, e cila mund të bjerë nëqoftëse situata përkeqësohet përsëri në terren”, shton ky burim.

Paketa e parë e masave e miratuar të premten në darkë: kufizimi i aksesit në tregjet e kapitaleve perëndimore të ndërmarrjeve publike publike ruse (në të cilat gjysma e kapitalit mbahet nga shteti), sidomos në fushën e shfrytzimit të naftës dhe në mbrojtje. “Bëhet fjalë që të preken ndërmarrje që kanë një nevojë të madhe për kapitale”, saktëson një burim diplomatik, pa përmendur nëse Rosneft, në të cilën shteti rus mban 70 % të kapitalit, bën pjesë në listë.

Masë tjetër është ndalimi i kompanive evropiane për të eksportuar drejt Rusisë teknologji të quajtura “duales”, që don të thotë që përdorimi i tyre a priori është civil, por që mund të përdoren për qëllime ushtarake (radarë, sisteme kriptografie, etj.) Megjithatë ndalimi për të eksportuar përfshin një listë të kufizuar, kryesisht kompani të mbrojtjes. U ndalua dhe shitja nga kompanitë evropiane e shërbimeve që lidhen me shfrytëzimin për nxjerrjen e naftës, në ujërat e thella të Arktikës dhe për kërkimin për gazin në shtresa shkëmbore.

Në sanksionet e marra përfshihet dhe një listë shtesë me emrat e rreth njëzet pesonaliteteve të tjerë dhe të separatistëve ukrainas, pasuritë e të cilëve në Evropë do të ngrihen.

Bojkoti eventual i kampionatit botëror të futbollit që do të organizohet nga Rusia në vitin 2018, apo ndalimi i pjesëmarrjes së Rusisë në gara të tjera sportive (F1, etj), nuk përfshihet në paketën e masave.

“Kjo është një paketë e mirë, e cila është negociuar shpejt. Tani ka sinjale pozitive në terren, pra objektivi i këtyre sanksioneve është që zbatimi i tyre të bëjë të evolojnë gjërat në sensin e mirë”, shprehet një burim evropian. “Në qoftëse ato do të zbatohen, impakti i tyre në ekonominë ruse do të jetë i drejtpërdrejtë”, pohon ky burim.

“Ajo që është e rëndësishme sot është që ne evropianët të jemi të aftë të tregojmë unitetin tonë përballë Rusisë dhe të mos i japim Moskës mundësinë që të shfrytzojë mosmarrëveshjet tona”, shton një burim tjetër evropian.

Përgatiti: S. Metani

BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button