Analiza

Më në fund, udhëheqësja është AJO

Merkel thotë që Ukranina është “prova e vendosmërisë” së Perëndimit për të mbajtur një rend të bazuar mbi rregullat. Rezultati: për të parën herë nga 1945-a, qeveria gjermane ka marrë udhëheqjen në një krizë ndërkombëtare. Një hap jo i vogël për ekuilibrat jo vetëm europianë. “Lidership?”, është pyetur dje Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Është përgjigjur po. Ajo ka shtuar se “në gjermanisht fjala Führung (Udhëheqje) tingëllon pak më mirë se sa fjala angleze Leadership”: shtatëdhjetë vjet më vonë, megjithatë, është një Gjermani krejt tjetër. Një Führung krejt tjetër

Danilo Taino

Screen Shot 2015-02-07 at 19.56.02

Kriza ukrainase do të hyjë në histori, midis arsyeve të tjera, edhe sepse ka zgjuar politikën e jashtme të Gjermanisë. Që i ka hequr Anxhela Merkelit bojën e “dembeles politike” që rri pas qoshes, që nuk ka leadership(udhëheqës).
Dje dhe sot, kancelarja ishte në Moskë, tek Vladimir Putini, bashkë me presidentin francez François Hollande, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të mos e lënë Ukrainën të precipitojë në një luftë të gjerë. Dhe pothuajse vetëm për takimin e Kremlinit diskutonin presidentët, ministrat, diplomatët, ekspertët, krerët e kompanive të mbledhur në Mynih, ku po zhvillohet njëri nga takimet më të rëndësishme për politikën ndërkombëtare, Konferenca Vjetore mbi Sigurinë. Me skepticizëm për sa I përket qëllimeve finale të presidentit rus. Me shumë pritshmëri për të kuptuar çfarë ka mundur të shkëpusë nga takimi Zonjën Merkel, e cila pritet të mbajë një fjalim të spikatur në konferencë. Është kriza me Moskën e cila ka bërë të fillojë ajo që politikanët më aktivë të Gjermanisë e dinin tashmë se do duhej të ndodhte: që pesha ekonomike dhe politike e vendit nuk e lejon më që “të rrijë e vështrojë nga skaji i fushës”, siç thotë ministri i Punëve të jashtme gjermane Frank-Walter Steinmeier.
Viti 2014 – “tragjik për sigurinë”, e ka përkufizuar dje frymëzuesi i Konferencës së Mynihut, Wolfgang Ischinger – ka qënë për kancelaren viti i zhgënjimit në lidhje me Putinin. Por ka qenë edhe viti i pranimit të detyrimit për të marrë udhëheqjen e Bashkimit Europian, për të thënë se aneksimet nuk pranohen më dhe që Europa e sferave të influencës ka marrë fund të paktën një çerek shekulli më parë. Për t’ia dalë mbanë ka folur gjatë, më shumë në telefon, me Putinin, si në gjermanisht ashtu edhe në rusisht. Ka mbështetur nevojën e sanksioneve kundër Moskës: dhe në këtë ia ka dalë ta mbajë të bashkuar Europën. Ka kapërcyer kundërshtimet jo indiferentë në Gjermani: me botën e biznesit, por edhe me qeverinë e saj, ku partnerët socialdemokratë kanë konsideratë të madhe për Moskën, që nga koha e Ostpolitikës (politika ndaj ish bllokut socialist) e Willy Brandtit, deri tek miqësirat e Gerhard Schröderit.
Për çudinë e Putinit, rreth Ukrainës Angela Merkel-i ka gjetur një leadership dhe një mënyrë për ta  ushtruar, që mbi dosjet e tjera nuk e kishte pasur. Gjermania është duke shtuar, me kërcime të vogla, angazhimin e saj ndërkombëtar. Më shumë sesa 60% e popullsisë nuk do ta donte, thonë sondazhet. Por Berlini e di se duhet ta bëjë. Vitin e kaluar, gjithmonë në konferencën e Mynihut, kishin shpallur këtë fazë të re si Steinmeiri, ashtu edhe presidenti gjerman Joachim Gauck: në muajt që pasuan, kriza me Rusinë dhe humbja e besimit të zonjës Merkel tek Putini janë konkretizuar – përballë aneksimit të Krimesë, masakrës së avionit hollandez, mijëra të vdekurve, gënjeshtrave të Kremlinit – në modifikimin e doktrinës sipas të cilës, pas luftës naziste, Gjermania nuk do të duhej të kishte një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Merkel thotë që Ukranina është “prova e vendosmërisë” së Perëndimit për të mbajtur një rend të bazuar mbi rregullat. Rezultati: për të parën herë nga 1945-a, qeveria gjermane ka marrë udhëheqjen në një krizë ndërkombëtare. Një hap jo i vogël për ekuilibrat jo vetëm europianë. “Lidership?”, është pyetur dje Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Është përgjigjur po. Ajo ka shtuar se “në gjermanisht fjala Führung (Udhëheqje) tingëllon pak më mirë se sa fjala angleze Leadership”: shtatëdhjetë vjet më vonë, megjithatë, është një Gjermani krejt tjetër. Një Führung krejt tjetër./Corriere della Sera/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button