“Nëse jemi të pushtetshme, plot lajme shkruhen për ne. Nëse bëhemi të realizuara në punë, jemi ambicioze. Nëse prioriteti ynë është familja, na thonë se s’duam të punojmë. Nëse duam fëmijë, shefave tanë kjo gjë nuk u pëlqen. Nëse nuk duam fëmijë, ka diçka që nuk shkon me ne. Nëse marrim leje lindjeje, konsiderohemi hajdute. Nëse kthehemi në punë pas lejes së lindjes, na lënë sërish si praktikante.
Nëse luftojmë për barazi, quhemi feministe. Kur përfshihemi shumë në këtë aspekt, na quajnë edhe aktiviste. Nëse nuk krijojmë familje, egoiste. Nëse jemi nervoze, thonë se jemi “në ditët tona”. Nëse jemi të dobëta, konsiderohemi të stresuara. Nëse jemi serioze, konsiderohemi mendjemëdha.
Ne jemi frymëzimi, nevoja dhe vendosmëria. Ne jemi vullneti, forca, vizioni. Jemi dituria, aftësia, eksperienca. Ëndërrojmë me ambicie për të mos qenë as të parat, por as të fundit”. – Emma Marrone
Kjo është pikërisht bota e femrave, të cilat paragjykohen për çdo gjë nga shoqëria. Një gjë e tillë ndodh jo vetëm në vendin tonë, ku vuajmë për persona mendjehapur, por kudo në botë. Rrallë dëgjojmë të gjykohet një mashkull për gjithçka, edhe për gjërat më të vogla, ndërkohë që një femër për çdo gjë duhet tëshoqërohet nga fjalët e të tjerëve. Mjafton edhe thjesht të lyhet pak për ta mbajtur veten dhe të tjerët do tëflasin për të, duke harruar se mbajtja e vetes është kulturë.
Duhet të synojmë barazinë gjinore. Femrat janë po aq të barabarta sa meshkujt për gjithçka, për tëdebatuar, për të udhëhequr, për të ndjerë e vepruar ashtu siç dëshirojnë. Nuk duhet absolutisht askush tëjapë mendime apo të paragjykojë, pasi nuk e ka asnjë person këtë të drejtë.