Horizonti.al

Ne kemi më shumë se 5 shqisa, ja cilat janë aftësitë e fshehura që shpeshherë i neglizhojmë

Nga Lisa FeldmanBarett

Sa shqisa ka një njeri i zakonshëm? Duke supozuar se i barazoni shqisat me receptorët e tyre, siç janë retina e syve dhe koklea e veshëve, atëherë përgjigjja tradicionale ndaj saj pyetje është 5:shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja dhe shija.

Ato quhen shqisat eksterceptive”, pasi bartin informacione rreth botës së jashtme. Por trupi juaj ka receptorë edhe mbi ngjarjet që ndodhin brenda jush, si rrahja e zemrës, zgjerimi i mushkërive, gurgullimi i stomakut dhe shumë lëvizje të tjera, për të cilat nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm.

Tradicionalisht ato grupohen së bashku si një shqisë tjetër, i quajtur interoceptim. Por përgjigja e duhur për këtë pyetje, është edhe më komplekse dhe interesante. Së pari, trupi juaj ka receptorë për të bartur lloje të tjera informacioni, si temperatura, që ne zakonisht nuk i konsiderojmë si shqisa.

Po ashtu, disa nga receptorët tuaj përdoren për më shumë se sa një shqisë. Për shembull retinae syve është në fakt porta për valët e dritës që ju nevojiten për shikimin. Por disa qeliza të retinës e informojnë trurin tuaj nëse është ditë ose natë.

Kjo ndjesi e paemërtuar e ditës/natës është baza për ritmet cirkadiane që ndikojnë në metabolizmin tuaj dhe ciklin tuaj të gjumit/zgjimit. Edhe shqisat që duken si bazike, si tëparit, janë të ndërthurura ngushtë me shqisat e tjera që duken të ndara.

Për shembull, rezulton se ajo që shihni dhe si e shihni, është e lidhur me ndjekjen e trurit tuaj të rrahjeve të zemrës, e cila është pjesë e interoceptimit. Në momentet kur zemra juaj tkurret dhe e shtyn gjakun drejt arterieve, truri juaj merr më pak informacion vizual nga bota. Po ashtu truri ndërton shqisat për të cilat nuk keni receptorë.

Shembujt janë shija, të cilën truri e ndërton nga të dhënat e shijes, aromës dhe lagështisë, e cila krijohet nga prekja dhe temperatura. Në fakt, truri juaj ndërton gjithçka që shihni, dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni, duke përdorur më shumë sesa thjesht të dhënat shqisore nga receptorët e trupit tuaj.

Për shembull valët e dritës nuk hyjnë thjesht në sytë tuaj, por udhëtojnë drejt trurit tuaj si sinjale elektrike dhe më pas ju shihni. Në fakt truri parashikon atë që mund të shihni edhe përpara se ta shihni, bazuar në përvojën e kaluar, gjendjen e trupit dhe situatën tuaj aktuale. Ai kombinon parashikimet e tij me të dhënat e ndjesive që depërtojnë nga retinat tuaja për të ndërtuar përvojën tuaj vizuale të botës përreth jush. Ngjashëm, kur vendosni gishtat mbikyçin tuaj për të ndjerë pulsin e zemrës, ju ndjeni në të vërtetë një të dhënë të bazuar në parashikimet e trurit tuaj dhe të dhënat aktuale të shqisave. Ju nuk përjetoni ndjesi me organet tuaja shqisore. Ju po i përjetoni ato me trurin tuaj.

Shënim: Dr.Lisa FeldmanBarett, profesoreshë e psikologjisë në Northeastern University dhe autore e librit Shtatë leksione e gjysmë mbi trurin”. / Science Focus” – Bota.al

Back to top button