Magazine

Në këtë qoshe të botës komandon gruaja. Martesa nuk ka dhe burri duhet të bindet

Për një burrë nuk ka një kërkesë që të marrë përsipër përgjegjshmërinë e një shtatzanie të mundshme, asnjë presion nga ana e një gruaje për t’u martuar dhe për ndonjë çështje të mundshme të pakëndshme divorci. A ekziston një shoqëri ku gjithçka e tillë është e mundshme? Po ka një të tillë. Një një fshat të Yunnan-it që shprehimisht do të thotë “në jug të reve”, në jugperëndim të Kinës, në rrëzë të Himalajave. E gjitha kjo është normale në një komunitet tribal të budistëve tibetianë të quajtur Mosuo. Këtu është gjyshja ajo që ulet në krye të tavolinës, ndërkohë që fëmijët e saj, meshkuj dhe femra jetojnë me të, bashkë me fëmijët e vajzave të saj, duke ndjekur linjën maternale.

Meshkujt luajnë rolin e donatorit për riprodhim dhe shumë pak për edukimin e fëmijëve. Si mund të jetohet në këtë botë matriarkale tejet të veçantë? Femrat trajtohen të barabarta në mos superiore ndaj meshkujve. Si meshkujt dhe femrat mund të kenë shumë ose pak partnerë seksualë dhe nuk ka gjykim mbi numrin, nuk krijojnë familje bërthamë, por të zgjeruara që rrisin fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit.

Choo Waihong, një avokate suksesi nga Singapori që braktisi punën e saj në vitin 2006 për të udhëtuar dhe pasi e zbuloi këtë qoshe të botës vendosi të na e rrëfejë në librin e saj “The Kingdom of Women”. Ajo që e tërheq Choo Wailong është e kundërta e asaj që njihte, pra një botë ku meshkujt janë padronët. Ajo është rritur në një komunitet kinez ekstremisht patriarkal në Singapor.

Çfarë ka zbuluar duke u njohur me zakonet dhe kostumet e komunitetit Mosuo? Fillimisht që fëmijët u përkasin nënave, ndërsa baballarët biologjikë jetojnë në shtëpitë e veta të familjeve matriarkale, me pak fjalë me nënën e tyre. Koncepti i martesës është i pakutimtë dhe aq më tepër për fëmijët që janë pa baba për një motiv të thjeshtë: shoqëria Mosuo nuk i kushton rëndësi patriarkatit.

Ajo që burrat dhe gratë mund të zgjedhin njihet si “martesa lëvizëse”, një term elegant për të përcaktuar takime seksuale nate dhe fshehurazi të quajtura “axia” të shenjuara nga një sinjal, një kapele e varur në portë që u sinjalizon burrave të tjerë në kërkim të një femre që të mos hyjnë, gruaja është e zënë me dikë tjetër. Këto takime mund të zgjasin një natë ose gjithë jetën, mund të sjellin ose jo një shtatzani, por nuk arrijnë kurrë të jetojnë së bashku ose të shqiptojnë një Po të bezdisur. Një detaj tjetër: e zakonshme është se gratë nuk e dinë se kush është babai i fëmijëve të tyre, por kjo nuk përbën një stigmë. Nuk ka reputacion të keq, gjithçka normale.

Rregullat janë të qarta si për rolet dhe detyrat nga të cilat dallohen meshkujt dhe femrat për të çuar përpara komunitetin. Gratë trashëgojnë pronën, mbjellin kulturat, në fakt është një shoqëri agrare, kujdesen për familjen, gatimin, pastrimin dhe rrisin fëmijët. Burrat venë në dispozicion forcën, lërojnë arën, ndërtojnë dhe riparojnë shtëpitë, therrin kafshët, marrin vendime të rëndësishme, por fjala e fundit i mbetet kryetares së familjes. Vendos gjyshja.

Nga një pikëpamje të gjitha gratë e komunitetit Mosuo janë të gjitha beqare, jeta është e përqendruar në familjen nga ana e nënës. Tek matriarkati është edhe kuptimi i jetës. Të mos bëhesh nënë nuk quhet e realizuar. Kjo nuk është zgjedhje normale. Nëse një grua nuk mund të bëjë fëmijë mund të adoptojë si nga një familje Mosuo ose nga një kushërirë nga ana e nënës. Ky aspekt, nevoja për të patur fëmijë, për ta bërë një grua të ndihet e plotësuar e realizuar duket në sytë e perëndimorëve një anë më pak moderne, madje vitet 50. Në fakt komuniteti Mosuo krahasuar me aspekte të tjera shpërfaq emancipim martese dhe liri seksuale. / Burimi: HuffPost – Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button